A e gjeni veten në listë? 3 shenjat më të mërzitshme të Horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parashikimet e zodiakut mund të mos besohen nga të gjithë, por duket se përgjithësisht pranohet se disa tipare u përkasin më shumë disa shenjave sesa të tjerave.

Me disa prej tyre koha kalon ngadalë, paksa e mërzitshme pa pasur ndonjë gjë të rëndësishme për të diskutuar dhe bashkëbiseduesi i tyre do të duhet të punojë shumë nëse dëshiron të nxjerrë qoftë edhe një bisedë apo informacion prej tyre.

Është fakt që ne jemi më të pajtueshëm me disa shenja të zodiakut dhe më pak të përputhshëm me të tjerat. Me disa kemi momente të mrekullueshme, ndërsa me të tjerët shikojmë orën çdo tre e ca herë me padurim që të kalojë koha dhe të shpëtojmë nga shoqëria e tyre.

Sigurisht, çdo shenjë beson se është më e mira dhe vështirë se do t’i pranojë “gabimet”. Le të shohim në përgjithësi 3 shenjat më të mërzitshme.

Dashi

Dashi? Por si është e mundur, shumë prej jush do të pyesin veten. Dashi mund të konsiderohet si një nga shenjat më dinamike, por është gjithashtu një nga më stresuesit. Ai nuk është aspak fleksibël dhe vazhdimisht dëshiron të pohojë dominimin e tij, gjë që e bën atë veçanërisht të lodhshëm. Kush do të dëshironte të bisedonte me një person me mendime që nuk është dëgjues i mirë dhe që vazhdimisht mendon se i di të gjitha? Kjo nuk është argëtim. “Egoja” e tij e fortë shpeshherë i lë në hije elementet e tij pozitive.

Bricjapi

Bricjapi është rasti klasik i një personi të mërzitshëm. Ai është serioz me një sens të veçantë humori, i cili për shumë persona nganjëherë kufizohet ofensivë. Njerëzit e lindur nën këtë plejadë janë të pakompromis në opinionet e tyre dhe nuk i ndryshojnë lehtë zakonet, edhe nëse ato janë të dëmshme. Gjithashtu, shumë i karakterizojnë si të ftohtë dhe snob, pasi zakonisht i gjykojnë njerëzit nga statusi i tyre ekonomik dhe social.

Lexo edhe :  Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Peshqit

Për disa Peshqit janë peshqit e artë të bukur të qelqit dhe për të tjerë peshkaqenë të pamëshirshëm! Shpesh bien në depresion dhe i tërheqin në këtë trishtim edhe ata që i rrethojnë, ndërsa disa herë bëhen viktima të të tjerëve. Kush do të donte të ishte rreth një personi inatçi që është vazhdimisht në kërkim të vëmendjes? Gjithashtu, Peshqit kanë nevojë të varen nga të tjerët dhe të kapen pas tyre, duke i “mbytur” kështu. Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë shumë miq. Ndjeshmëria e tyre i bën ata mjaft të prekshëm, kështu që vështirë se do të diskutoni diçka me ta pa u keqkuptuar.

Të fundit

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim...

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Lajme të tjera

Web TV