“E mban peng Rama me krimet e vëllait”/ Berisha akuza të forta Alibeajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj Enkelejd Alibeajt. Nga Selenica ku zhvilloi takim me demokratët tha se kreu i qeverisë po ndjek të njëjtën rrugë si me Bashën, të cilin thotë se e mbante peng me dosjen e financimit rus ndërsa Alibeajn e mban me krimet e të vëllait.

“Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre.

Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën”, tha Berisha.

Berisha i referohet akuzave të vitit 2016 kur qarkulluan lajme se vëllai i Enkelejd Alibeajt ishte arrestuar në Gjermani me akuzën e vjedhjes me armë.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV