Të dielën akrepat na zgjojnë 60 min më herët/ Si lindi ideja e ndryshimit të orës verore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhe pak ditë na ndajnë nga ndryshimi i orës verore, mes të shtunës 25 dhe të dielës së 26 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore.

I pari që teorizoi përdorimin e kohës së verës ishte, Benjamin Franklin, i cili përshkroi udhëzimet në esenë e tij “Projekti ekonomik për të ulur koston e dritës”.

Në vitet e Franklinit, ora nuk ishte e përhapur dhe hekurudhat ende nuk ishin ndërtuar, kështu që nevoja për të sinkronizuar procesverbalet nuk ishte aq prioritare, por kjo hyrje e përshpejtoi përparimin në shumë aspekte.

Sidoqoftë, ideja e Benjamin Franklin nuk u ndoq derisa Ëilliam Ëillet propozoi përdorimin e orës verore në Dhomën e Komunave Britanike në 1907. Propozimi u pranua në vitin 1916 kur, në kohë lufte, ishte e nevojshme të kursehej energjia.

Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë ??gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.

Ndonëse prej tre vitesh diskutohet si i fundit për ndryshimin e orës, sërish duhet të presim nëse do të ketë vendimin zyrtar nga BE.

Lexo edhe :  Transplanti në Turqi kushton 100 mijë euro, infermierja shqiptare kërkon ndihmë

Më të prekur nga ndryshimi i orës janë padyshim qytetarët aktiv në marrëdhënie pune dhe arsimore, të cilët preferojnë një orë të pandryshuar.

Të fundit

“Rriten krimet kibernetike”/ Në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

Veprat penale u ulën në vitin 2024 por krejt e kundërta ka ndodhur me autorët e dyshuar që u...

“Të armatosur deri në dhëmbë!”/ Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të fuqishme në historinë e kohëve...

“Rinovon” Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë edhe për 1 vit

Pak ditë më parë lajmi se skiatorja Lara Colturi  kishte shprehur dëshirën që të garonte në të ardhmen për Italinë, trazoi ambjentin në vendin...

Nis edicioni i 5 i Turneut Universitar të Sportit, pjesmarrës 1200 studentë

Me pjesëmarrjen e 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit, ka nisur në Tiranë, edicioni i 5-të i turneut Universitar të Sporteve. Të rinjtë përveç leksioneve...

Rama me të rinjtë/ Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron!

“Mbështetja për të rinjtë dhe programin e teknologjisë, nuk do të mungojë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë...

Lajme të tjera

Web TV