Joshua Kimmich i befasuar me shkarkimin: “Nagelsmann një nga tre trajnerët më të mirë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i drejtuesve të Bayernit të Mynihut për të shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann dhe për t’ia besuar pankinën Thomas Tucheli, ishte një “rrufe në qiell të hapur” për të gjithë botën e futbollit.

Ndonëse Nagelsmann kishte bërë mirë deri në këtë pikë të sezonit, me Bayernin në garë për titull dhe për Ligën e Kampionëve, drejtuesit bavarezë vendosën ta shkarkojnë në një moment vendimtar të sezonit.

I habitur për ndryshimin në pankinë, ishte edhe një nga liderët e bavarezëve, mesfushori Joshua Kimmich, i cili foli nga grumbullimi me kombëtaren gjermane dhe nuk e fshehu faktin që ishte i surprizuar.

“Nuk di asgjë për këtë vendim. Jam i surprizuar, Di të them që Nagelsmann është një nga tre trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar gjatë karrierës time. Megjithatë për momentin jam i përqendruar te kombëtarja dhe kur të kthehem te Bayerni, do të informohem më mirë për gjithë sa ndodhi”, u shpreh Kimmich.

Të fundit

Dreka e Pashkës , Veliaj: Të jemi më solidarë e të mos pengojmë njëri-tjetrin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën e Pashkës për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në...

Zbrazja e Shqipërisë, “amnistia“ Bardhi dhe liria e shtypit

Nga Ben Andoni Problemi më i madh (nga të fundit) i ditëve të sotme, që iu adresua Shqipërisë, lidhej me lirinë e shtypit. Më pas,...

Balla i feston Pashkët në Vlorë/Apel për gratë e vajzat:Askush s’ka lindur për të vuajtur

Në festën e bekuar të Pashkëve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Qendrën “Vatra” në Vlorë, ku janë akomoduar vajza e gra, viktima...

Krist Aliaj nuk ka mendim të mirë për romancën Heidi-Romeo

Kristi Aliaj iu bashkua të ftuarve në “Fun Club” për të folur rreth ngjarjeve të fundit në BBV. Ish-banori i shtëpisë më të famshme,...

“Mos u dorëzo”, takim drithërues mes Romeos dhe të vëllait!

Ishte drithërues takimi mes Romeo Veshajt dhe të vëllait të tij, Marios. Pas një rrëfimi emocionues në linjën e jetës, Romeo u surprizua nga vëllai...

Lajme të tjera

Web TV