Para ruse në PD?/ Berisha: S’ka prova, asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga kompania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia kanë publikuar sot rezultatet e këtij auditi dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur para të paligjshme në PD.

Mandija ka thënë se ka pasur disa pagesa duke respektuar kontratat por jo në drejtim të ‘Binata Trade’, një kompani ruse që mendohet se i ka dhënë para Partisë Demokratike.

‘Rithemelimi’ thotë se raporti i plotë i përgatitur nga dy auditues të pavarur, të konktraktuar nga Rithemelimi. Ekspertët sipas tyre kanë pasur si objektiv inspektimin dhe evidentimin e prezencës së parave të dyshimtave dhe pagesave të dyshimta.

“Për të bërë verifikimin dhe kontrollin lidhur me përdorimin e parave ruse, akuza që janë dëgjuar shpesh në media, në shtator të vitit 2022 përmes raporteve të CIA-s. Në këtë kuadër pikërisht ishte kryesia që mori një vendim dhe ngarkoi komisionin, për të bërë një audit lidhur me akuzat e bëra ndaj PD se ka lobuar përmes parave ruse. Duhet të merreshin dhe auditë të pavarur financiarë ligjor për të bërë vlerësimin e dokumentacionit të mbledhur. Në përfundim të vlerësim të dokumentacionit është vlerësuar se pasqyrat financiare paraqesin me vërtetësi ngjarjet ekonomike si më poshtë. Ata vërtetojnë se asgjë nuk  Në lidhje me të ardhurat, shpenzimet, hyrje daljet apo kontratat me palë të treta jashtë vendit. Pagesat e rezultuara dhe të verifikuara nga ana e audituesve rezulton se është –paguar 25 mijë dollarë në favor në ‘Stoning Strategy’ në zbatim të kontratës. Është bërë pagesë 200 mijë dollarë. Nuk ka pasur asnjë lidhje formale me subjektin ‘Binata Trade. Nuk ekziston asnjë burim në lidhje me paratë ruse”, tha Mandija.

Ajo u shpreh se për të dhënë shpjegime për këtë gjë ështtë thirrur edhe ish kryetari i PD-së Lulzim Basha por nuk i është përgjigjur ftesës.

Të fundit

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit...

Fajet i ka politika dhe jo populli!

Alban Daci Asnjëherë një popull nuk është fajtorë edhe kur ai sundohet nga një diktaturë. Populli shpesh është viktimë e një politike të gabuar dhe...

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me...

Parashikimi i motit për sot, 14 maj 2025

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara...

Lajme të tjera

Web TV