Sulmi ndaj TCh/ Shpërthen gazetarja: Rrethojeni me shirita të verdhë nga Hasi në Konispol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Sonila Meço reagon ashpër ndaj sulmit me kallashnikov drejt ‘Top Channel’, ku mbeti i vrarë roja 60-vjeçar. Meço shpërthen ashpër ndaj autoriteve duke bërë thirrje të rrethohet me shirita të verdhë nga Hasi në Konispol.

“Pal Kola është 60-vjeçari që gjeti vdekjen tragjike orët e para të mëngjesit të sotëm pranë godinës së ‘Top Channel’. Ai punonte roje në këtë televizion dhe në momentin që autorët kanë shtënë me breshëri AK-47, i ndjeri ka qenë duke u ngrohur me ngrohëse brenda kabinës së tij. Sipas informacioneve, 60-vjeçari priste të dilte në pension, teksa ishte i lumtur që kishte gjetur një punë me të ardhura minimale”.

I ka të gjitha ky tekst kronike nga lajmet e mëngjesit, mjaftueshëm t’ia bëjë copë zemrën edhe më të pandjeshmit. Si erdhëm deri këtu, në vrasjen e një të pafajshmi me ‘bukë në gojë’, në derë të një televizioni kombëtar, pjesë e rëndësishme e historisë mediatike shqiptare me breshëri kallashnikovi, zbrazur me urrejtje e mllef pa pyetur nëse plumbat preknin fasada xhami, shtylla hekuri a trup njeriu në punë të vet?

Në një vend pa konflikte etnike, fetare, racore, pa kërcënim territori, jo në luftë, sovran: Shqipëria, kjo skenë masive krimi. Rrethojeni me shirita të verdhë nga Hasi në Konispol! Vrasësi dhe viktima janë skenari i përsëritur i “filmit” “Kokat hëngshin!”

 

Të fundit

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin...

Lajme të tjera

Web TV