Tjetër rrjedhje nga PS/Anëtarja e Këshillit Bashkiak jep dorëheqjen: Po drejton injoranca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarja e PS në Këshillin Bashkiak Shkodër, Tereze Brigja ka deklaruar se është dorëhequr nga strukturat drejtuese të partisë.

Brigja ka njoftuar largimin me një mesazh në grupin e whatsApp të PS-së në Shkodër.

Po ashtu Brigja ka ngritur shqetësimin se PS edhe pse prej 3 mandatesh në pushtet, nuk ka bërë bërë asgjë për Dukagjinin.  në fund, Brigja thekson se PS-ja ka diskriminuar besimtarët Katolikë të Shkodrës, teksa përfaqësimi i tyre në këshillin bashkiak është i papërfillshëm.

Mesazhi

Përshëndetje kolegë ! Dëshiroj të jeni mirë familjarisht ! Ju bëj me dije se largohem nga PS e Shkodrës të cilën e drejton injoranca dhe mediokriteti përfshij këtu edhe deputet apo ish-deputet . Kjo nuk është partia për të cilën kam kontribuar prej vitesh… Unë jam dukagjinase dhe ndihem krenare për vendlindjen dhe prejardhjen time. PS e Shkodrës i ka përbuzë dhe masakruar dukagjinasit duke i lënë pa rrugë, pa drita e pa shërbimet minimale, me qellim që ata të largohen nga trojet e veta e të shpërndahen nëpër botë.

Me këtë strategji kanë menduar se e zhdukun “farën” e dukagjinasit… Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota në Dukagjin, në një kohë kur në këshillin bashkiak këtë komunitet nuk e përfaqëson askush. Nuk besoj se dukagjinasi tenton të hapin një derë të mbyllur, se ai që e bën një gjë të tillë nuk është dukagjinas.

Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota te KATOLIKËT e Shkodrës kur injorojnë dhe tallen me bësimin e tyre. Përfaqësimi i këtij komuniteti në këshillin bashkiak të Shkodrës është i papërfillshëm (nga numri rendor 1- 13 nuk ka asnjë katolik). Si kontribuojnë këta drejtues idiotë në harmoninë fetare? Si munden këta idiotë t’i zëvendësojnë vlerat me antivlerat? Nuk janë mediokër, as grek as italian katolikët e Shkodrës, por janë shqiptarë. Këto poshtërsi e shumë të tjera si këto e kanë çuar dhe po e çojnë Shkodrën nga humbja në humbje. Shkodra nuk e meriton këtë… Shkodra nuk është një tufë delesh që bariu idiot e çon ku t’i dojë qejfi.

Lexo edhe :  "Berishës i thashë hiq dorë"/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV