Humb jetën nga Covid-19 një 62-vjeçare nga Kruja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik raportin e 24 orëve të fundit mbi Covid-19. Rezulton se nga 341 testime të kryera, 17 qytetarë janë konfirmuar pozitivë dhe një 62-vjeçare nga Kruja ka humbur jetën. Në shkallë vendi raportohet se 165 qytetarë janë aktivë me Covid-19.

Njoftimi i MSH-së: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

8 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik.

Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetare 62 vjeç, nga Kruja.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 341

Testime totale 2,048,583
Raste pozitive 333,855
Raste të shëruara 330,087
Raste Aktive 165
Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Shkodër. 7
Vlorë 6
Fier 5
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2
Berat. 2

Të fundit

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Nga Artur Ajazi Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë...

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë një stuhie të papritur në...

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Julia Fox, aktorja dhe këngëtarja amerikane, e cila në moshën 18-vjeçare ishte dominuese në Hollivud, ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që...

Lajme të tjera

Web TV