Me telefon dhe pa rrip sigurimi, shoferi tenton të korruptojë policin e rrugores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kontrolleve parandaluese, ditën e djeshme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të fundit

Rama tallet me Berishën/ Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si…

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke "hipur" mbi një valë ndjenjash...

Fotografuan votën e tyre, Prokuroria e Tiranës kërkon masë të rreptë për dy persona

Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy personat e arrestuar më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës...

Akuzat për sulm seksual, shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu!

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu, 76 vjeç, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj dënim...

Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, flakët shkatërruan çdo gjë brenda saj

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës. Sipas informacioneve dyshohet se shkak i zjarrit...

Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të martën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV