Rritja e rrogave/ Berisha: Mashtrim, cinik dhe i pamëshirë për qëllime elektorale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konferencën e përjavshme me gazetarët e ka nisur me një studim të ri, teksa tha se 80% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati shtoi se kjo ndjenjë është rezultat i një regjimi monist.

Sali BerishaNjë studim tregon se mbi 80 përqind e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Ky është një lajm tragjik, të cilin nuk e gjen as në vendet në pushtime të plota, as në vendet në luftëra të pamëshirshme, as në vendet që përballen me varfëri ekstreme. Kjo ndjenjë është rezultat i një regjimi monist, që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend.

Shqiptarët shquhen si njerëz inteligjentë, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual. Por ata bëjnë zgjidhjen më të lehtë, largimin nga Shqipëria. Ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80 përqind e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar.

Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj, në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet.

Për shqiptarët, pasuritë e tyre përrallore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë, sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe klientela e saj. Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë nuk ka ekzistuar për të mirat materiale dhe pasuritë publike.

Kryetari i PD-së, Berisha solli në vëmendje premtimin e kryeministrit Rama për të rritur rrogën mesatare në 900 Euro brenda 2 vitesh, për të cilin tha se është cinik dhe i pamëshirë.

Lexo edhe :  Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Sali Berisha: Mbi 80 % kërkojnë të largohen se përballen me një varfëri të frikshme në rritje. Dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha.

Përballë kësaj situate, Edi Rama lëshon për qëllime elektorale, premtim-mashtrimin për rrogën mesatare 900 euro.

Cinik, ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë. Premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme. Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët të mos e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend.

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV