Kjo s’është lamtumirë, por mirupafshim/ Thaçi para popullit: Besoni te shteti i Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot po mbahet “Marshi për Drejtësi” në Prishtinë në shenjë solidarizimi për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Ne po ju sjellim një copëz të fjalimit të mbajtur nga Thaçi në 5 nëntor 2020, nga momenti kur dha dorëheqjen, sepse iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Pasi lajmëroi dorëheqjen nga detyra e presidentit, Hashim Thaçi pohoi se ky nuk ishte një fjalim lamtumire.

“Në këto rrethana të reja, ftoj forcat politike që të qëndrojnë të forta. Duhet të ruajmë orientimin euroatlantik. Për Kosovën europiane, Kosovën në NATO, dhe në raport të përhershëm me SHBA. Ju ftoj që të besoni në Kosovën perëndimore. Të dashur qytetarë, më lejoni t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar dhe mbështetje në këtë periudhë. Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të shmangi çdo manifestim me qëllim mbështetje. Drejtësia nuk bëhet në rrugë, por me argumente. Ju falënderoj. Kjo nuk është lamtumirë por mirupafshim. Do të shihemi prape, do të dalim faqebardhë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.”, tha Thaci.

Ai shprehte më tej bindjen e tij që Kosova të vazhdonte të ruante “orientimin atlantik të shtetit dhe shoqërisë.

“Ju ftoj të besoni në shtetin e Kosovës dhe Kosovën e re Evropiane, në atë të rendit dhe ligjit, në Kosovën në NATO dhe me raporte speciale e të pëhershme me ShBA-në.” – shprehej Thaçi në atë fjalim.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV