“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë kundër Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra qytetarë në Kosovë janë organizuar në një marshim solidarizues, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”,

“Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, qytetarët po bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Marshimi për drejtësi ka bërë bashkë gjithë skemën politike, shoqërinë civile, personalite të ndryshme e bashkësi fetare.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Ata do të dalin nesër në gjyq për krime të dyshuara lufte dhe krime të dyshuara kundër njerëzimit. Procesi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Akuzat që përfshijnë vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë, lidhen me periudhën e luftës, më 1998/99.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për 10 akuzat e ngritura ndaj tyre  për arrestime, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.  Krimet pretendohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa zona në Kosovë, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Të fundit

Çmenden turistët turq në Krujë, tërheqin zvarrë rojen e parkingut

Sipas burimeve nga vendngjarja, gjithçka ka nisur kur turistët kanë tentuar të largohen pa paguar për shërbimin e parkimit....

Kush mund të aplikojë!/ “Paketa e maleve”, ligji hyn në fuqi brenda 15 ditësh

Brenda 15 ditësh do të hyjë në fuqi ligji “Për Paketën e maleve”, i cili synon nxitjen e investimeve dhe zhvillimit ekonomik apo turistik...

Tiranë, trafik i çmendur për orë të tëra/ Kolaps në Unazën e Madhe (VIDEO)

Trafiku kilometrik ka bllokuar qarkullimin në segmentin e Unazës së Madhe së Tiranës nga Liqeni Artificial deri te kthesa e Rinasit. Vështirësia e qarkullimit në...

Votat nga diaspora “zbarkojnë” në Tiranë – Kryeson Italia dhe Gjermania!

Të paktën 232,262 zarfe me fletën e votimit janë nisur drejt votuesve në diasporë deri më tani, nga të cilat 58,128 janë marrë nga...

“Hajde çyryk hajde”/ Rama injoron burrat: PS nuk mposhtet kurrë, ka mbështetje të grave

Nga Maliqi, kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste është e pamposhtur për shkak të mbështetjes masive që ka nga gratë. Ai e krahasoi zgjedhjen...

Lajme të tjera

Web TV