Një sezon për tu harruar, Charles Leclerc: “Objektivi im tani është të kaloj finishin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Starti i këtij sezoni ka qenë tërësisht i ndryshëm nga viti i kaluar për Charles Leclerc. Nëse entuziazmi i monegaskut ishte në majë pas tre garave të sezonit të kaluar teksa ishte në kryesimin e kampionatit dhe me besimin se mund të rikthente Ferrarin te titulli kampion, këtë sezon zhgënjimi ka kapluar 25-vjeçarin.

Nga tra gara të zhvilluara, Leclerc është tërhequr në dy prej tyre dhe aktualisht është me vetëm gjashtë pikë në klasifikimin e përgjithshëm. Njëvendëshja e tij nuk ofron vazhdimësi dhe Leclerc pranon momentin e keq duke theksuar se për të është starti më i keq i mundshëm.

“Është padyshim starti më i keq në jetën time. Jam shumë i inatosur, jam me vetëm gjashtë pikë në klasifikim. Tani nuk mendoj shumë për atë që mund të ofroj sezoni në të ardhmen, objektivi im kryesor për garat e radhës është të përfundoj garën dhe të kaloj vijën e finishit pa pasur penalitet apo ndonjë aksident. Më pas ideja është të përfitojmë nga momenti i mirë dhe të shohim para”, u shpreh Leclerc.

Kujtojmë se piloti kryesor i “kokëkuqjes” ka një kontratë që e lidh me Ferrarin deri në vitin 2024 dhe së fundmi është përfolur si zëvendësuesi i Lewis Hamilton te Mercedes, gjithnjë nëse britaniku nuk firmos një kontratë të re me gjermanët.

Të fundit

Sassuolo triumfon minimalisht ndaj Interit, shkëlqejnë Asllani dhe Kumbulla

Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra...

Eurodeputeti gjerman rrihet brutalisht teksa vendoste postera elektoralë në Dresden

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në...

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Lajme të tjera

Web TV