Balla nga Fieri: Faturat e Kryemadhit janë vetëm maja e ajsbergut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë një takimi ditën e sotme me qytetarë të Fierit, ka komentuar sërish pagesat që ish-zonja e parë Monika Kryemadhi ka marrë nga kompani ruse.

Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk  do të ndalet deri sa ti shkoje në fund dhe të zbulojë të vërtetën e këtyre pagesave.

Balla tha se Kryemadhi në vend që të kërcënojë mediat duhet t’i japë një shpjegim qytetarëve rreth pagesave të rrjedhura nga kompanitë ruse.

“Prej sot në çdo lagje të qytetit Fier edhe anëtarët e Këshillit bashkiak të njihen me zgjedhësit e ti kërkojnë besimin.

Këto zgjedhje nuk duket të jenë të vështira sa i përket ofertës që kanë para deputetët. Rezultati i 14 majit do të jetë 6 me 0 për Fierin sepse do i japim një përgjigje që i shkon për shtat Metës e Berishës. Socialistët mezi kanë pritur t’i kenë përballë të dy bashkë Berishën e Metën.

Këto ditë opinioni publik është njohur me një fakt që është maja e ajsbergut e një historie financimesh ruse për dyshen Berisha Meta dhe në vend që bashkëshortja e ish-presidentit, deputetja e Fierit të dalë e të sqarojë se nga vijnë këto pagesa dividentësh të të qënurit aksionerë në kompani me përfituesit e pushtetit të Putinit kërcënon se do të padisë mediat. Gjëja e parë që duhet të bëje një politikan është të dalë para publikut e të sqarojë se si a mundësi që përfituesit e drejtpërdrejtë të Putinit financojnë deputeten e Fierit.

Ne nuk do të heshtim, asgjë nuk është e rastësishme nga financimet e Rusisë për Saliun e Metën.”– u shpreh Balla.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV