Veliaj “sulmon” Berishën/ E do Bashkinë për t’i shpallur luftë Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës dhe drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj, ironizoi kryetarin e PD-së Sali Berisha gjatë një takimi, ku prezantoi zyrtarisht kandidatët e rinj për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.

Veliaj tha nga Teatri Veror i Parkut të Liqenit se Berisha e do Bashkinë për t’i shpallur luftë Amerikës, që e ka shpallur ‘non grata’.

“‘Qoftë largu’ apo ‘larg qofti’, quajeni si të doni, na thoshte na jepni votën që t’i hapim luftë Amerikës. Ne nuk e duam Bashkinë që t’i hapim luftë Amerikës, Anglisë apo Qeverisë sonë, por e duam që ta forcojmë bashkëpunimin. Një votë për PS është një votë për bashkëpunim, për punë, për ta ndihmuar njeri-tjetrin, për ta financuar qytetin, për të mbështetur vendimet e qytetit. Jo si kokë dashi, jo si vare, jo si çekiç, jo si kazëm, për të shkatërruar dhe për t’u përleshur me njëri-tjetrin.

Për të gjithë ata që janë të djathtë u bëj një thirrje: jo vetëm që ne nuk e braktisim detyrën, jo vetëm që nuk gënjejmë, me tram e me çudira të tjera – ai që fiton nuk gënjen dot sepse të hënën pas votimeve do të gdhihet në Bashki dhe do duhet të marrë vendime – jo vetëm kaq, por kemi kuptuar që lufta, pengesat, stërkëmbëshat janë një kohë e humbur që nuk kthehen më”, nënvizoi Veliaj

Të fundit

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Lajme të tjera

Web TV