“S’kemi njerëz, kemi marrë indianë”/ Veliaj: 100 mijë persona janë punësuar në ndërtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

100 mijë persona në Shqipëri janë të punësuar në sektorin e ndërtimit.

Kështu pretendon kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha në emisionin e Erla Mëhillit se në këtë sektor nuk ka më njerëz profesionistë dhe për këtë arsye te Piramida ka punësuar indianë për ta mbaruar në kohë.

“Nuk më rezulton që shikoni më njerëz me matrapik rrugëve. Nëse i shohim faqet e INSTAT-it duhet t’i shohim të gjitha. Jo vetëm sa ndërtohet dhe cilat leje janë dhe tipologjinë e lejes, se dhe një që shtron pllakat e banjës duhet të marrë leje apo që ndërron çatinë, por duhet të shikoni dhe çfarë sjell te ajo faqja tjetër e INSTAT-it, te punësimi. Na rezulton që 100 mijë veta punojnë në ndërtim. Sot te Piramida punojnë indianë për të mbaruar në kohë, sepse nuk ka më njerëz, sepse është ezauruar i gjithë grupi i njerëzve që merret me ndërtim”, deklaroi kryebashkiaku.

 

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV