E premtja e madhe e Pashkëve, ditë lutje për katolikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vigjilje të festës së Pashkëve, besimtarët katolikë në Korçë kryen ritualin “Udha e Kryqit” që përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit.

Ata u nisen nga pedonalja e qytetit dhe ecën në këmbë me fotot e shenjtorëve në duart deri tek Kisha e Ringjalljes.
Sot është e Premtja e Madhe, në këtë ditë përkujtohet vuajtja dhe sakrifica e Jezu Krishtit në kryq. Mesha në Korçë u drejtua nga Dom Rikardo Skorsone që dha këtë mesazh për besimtarët.
“Sot është e Premtja e madhe, vërtetë ditë e veçantë në të cilën jo vetëm që dëshirojmë të sodisim misterin e madh të dashurisë që Krishti ka shfaqur por edhe që nga ky mister, edhe ne mund të pranojmë atë dashuri për të jetuar në jetën tonë të përditshme.
Ne kemi bërë udhën e kryqit duke medituar disa dëshmi nga martirët e Shqipërisë që u pushkatuan, sidomos në zonën e Shkodrës gjatë regjimit komunist.
Vërtetë dëshmitë e tyre na tregojnë që shembulli i Krishtit vazhdon të jetohet në shumë vende të botës.
Shqipëria ka qenë një nga ato vende që kanë jetuar e sidomos në zonën e veriut këtë lidhje të ngushtë me Krishtin e vuajtur.
Edhe sot jemi thirrur të jetojmë të njëjtën dashuri të Krishtit”, tha Dom Rikardo Skorsone.

Të fundit

Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Eduard Zaloshnja Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Në tesktet e fundit shkollore në Serbi janë shtuar ato për luftërat e viteve 1990. Por ajo është "përdorur në mënyrën më të gabuar...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/Punimet për korsitë e reja drejt përfundimit (VIDEO)

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat,...

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

Gykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia. Relatore do të...

Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa...

Lajme të tjera

Web TV