I tha live nënës se i kishte vdekur vajza/ Gazetarja kërkon falje publike: Më kryqëzuat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna e 22-vjeçares Brisilda Nexhipi, mori dje lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të vajzës së saj, gjatë transmetimit live në emisionin “Pa Gjurmë”.

Mënyra e ndjekur nga moderatorja e emisionit, Odeta Dume, për t’i dhënë këtë lajm të trishtë nënës së 22- vjeçares u gjykua nga publiku, të cilët shpërthyen me komente negative në rrjetet sociale, duke thënë se mënyra  dhe fjalët e zgjedhura për t’i dhënë këtë lajm të ëmës së Brisildës ishte e gabuar dhe jo etike.

Pas gjithë këtyre komenteve negative ka ardhur edhe reagimi i vetë autores dhe moderatores së emisionit “Pa Gjurmë”, Odeta Dumes, e cila përmes një videomesazhi i ka kërkuar falje nënës së Brisildës, familjarëve si dhe të gjithë teleshikuesve të cilët u tronditën nga kjo histori.

Gazetarja pranon se mënyra si ajo dha lajmin ishte e gabuar, teksa ka treguar se për këtë gabim është kryqëzuar nga ndjekësit, madje nuk kanë munguar as mallkimet për familjen e saj.

“Detyra jonë ishte të informomin nënën për këtë lajm tragjik dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Këtu ku nisi dhe mbaroi kërkimet. Por, ndodh që ka dhe histori që kanë një përfundim tragjik. Nuk ka nëj mënyrë të duhur për ti përcjellë nënës një lajm tragjik, nuk ka fjalë të duhura, dhe ne dje gabuam, përdorëm fjalët e gabuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Odeta (Dume) Mandro (@odetadume)

Të fundit

Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare (PAMJET)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se...

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe...

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka...

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe dështimeve në qeverisje, thonë ekspertët. Al...

Lajme të tjera

Web TV