Të vegjlit e Tiranës stërviten me të mëdhenjtë e Romës/Veliaj:Privilegj i jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e ekipit të njohur italian të futbollit, AS Roma, kanë stërvitur për disa ditë me radhë futbollistët e vegjël të Tiranës. Në fund të “AS Roma Camp” u shpërndanë edhe disa certifikata për fëmijët e talentuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të këtij turneu, u shpreh i lumtur që, ashtu siç në nivel lokal dy bashkitë, e Tiranës dhe Romes, kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, kjo përvojë pozitive po adaptohet edhe në fusha të tjera, si ato sportive.

“Për ne ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm bashkëpunimi me Romën. Ne kemi një traditë bashkëpunimi me qytetin në nivel kryetarësh bashkish. Roberto Gualtieri ishte jo vetëm tifozi i Romës, por tani është bërë edhe tifozi i Tiranës. Që kur ka mbaruar finalja dhe Roma u shpall kampione, Tirana është bërë një lloj “Meke” e vogël për të gjithë romanët, sepse duan të vijnë në Tiranë, në qytetin ku u thye mallkimi 60 e ca vjeçar, për të parë stadiumin, pastaj kthehen në vizitorë që përsërisin vizitat e tyre, kalojnë kohë, shpenzojnë, dhe fakti që sot prej këtij bashkëpunimi sportiv, të dyja qytetet janë afruar, është diçka e mrekullueshme,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për ata fëmijë që kanë ëndërr të luajnë me skuadra të mëdha evropiane.

“Lutem që secili prej jush, që e ka këtë ëndërr, t’i shkojë deri në fund, ndoshta ta mbajë veshur këtë uniformë, ose uniforma të tjera prestigjioze, dhe të na sjellë shumë krenari. Fakti që ne rrethohemi nga shokë dhe miq që janë pjesë e kësaj historie suksesi, që fillojnë me një kamp rinor dhe më pas shkojnë më lart, është diçka vërtet e mrekullueshme,” tha ai.

Lexo edhe :  Vendi fqinj i Shqipërisë drejt shkurtimit të orarit të punës, synon...

Veliaj e kishte një apel edhe për të gjithë ata prindër që hezitojnë t’i regjistrojnë fëmijët në sport:

“Një nga arsyet pse ne insistojmë kaq shumë, nuk është detyrimisht te çmimet dhe trofetë, sesa te fakti që duke luajtur në skuadër mëson që jeta ka fitore, ka edhe humbje. Doja të ftoja edhe prindërit e tjerë, ndoshta jo të gjithë ndajnë pasionin tuaj, që edhe në një ditë të dielë, ditë Pashke, jeni këtu. Një apel të gjithë prindërve: këtë vit që jemi Qyteti Europian i Sportit 2023, duam ta përdorim si motivim për të regjistruar sa më shumë fëmijë në aktivitete sportive. Duam që prej kësaj alibie fantastike të kemi sa më shumë fëmijë e të rinj në aktivitet fizik,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Të fundit

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk...

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara” Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Ç’është Ulqini për ne?

Eduart Caka  Para disa javësh u gjenda në Ulqin për një konferencë mbi zonën e Anës së Malit. Aktiviteti përkonte me disa ngjarje të rëndësishme që po...

5G në Shqipëri, shpejtësi dhe frikë

Nga Leonard Veizi 5G ka hyrë në Shqipëri. U vonua ca, por tani po shtrohet këmbëkryq. Një gjë të tillë e kam thënë dhe më...

Lajme të tjera

Web TV