E hëna me vranësira dhe reshje shiu, sinoptikania tregon kur pritet përmirësimi i motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme ka nisur me prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut, mirëpo ditët në vijim deri ditën e premte pritet që të risjellin rrezatimin diellor dhe temperaturat tipike pranverore.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikania Lajda Porja nga “MeteoAlb” thekson se pritet që këtë javë temperaturat më të larta të kulmojnë në vlerën e 22 gradë Celsius.

Megjithatë, sinoptikania Porja ka një këshillë për të gjithë që të mbajnë një xhup deri në datën 20 Prill.

Lajda Porja: Reshjet sot do të mbeten prezente edhe në orët e vona të pasdites, ku do të kemi herë pas here zhvillim të vranësirave. Megjithatë, edhe reshjet që priten që të bien, megjithëse do të jenë prezente në të gjithë vendin, do të ketë momente me pika shiu në Ultësirën Perëndiumore dhe në zonat malore, sasia e tyre do të jetë e pakët. Nuk përjashtohen edhe flokë dëbore në lartësitë 900 apo 1 mijë metra. Kjo për shkak se jemi në mesin e Pranverës, por vijojmë të mbesim akoma në copëza apo në ditë dimri, megjithatë temperaturat e ajrit janë 1 apo 0 gradë Celsius në zonat malore, maksimalja pritet të ngjitet në 16 apo 17 gradë. Janë vlera më të ulëta krahasuar me periudhën në të cilën ndodhemi.

Parashikohet një përmirësim i dukshëm i kushteve të motit që nga dita e martë dhe deri ditën e enjte, më saktë deri në orët e para të ditës së premte do të jemi nën ndikimin e motit të kthjellët, do të kemi rrezatimin diellor prezent si dhe do të kemi rritje të temperaturave, të cilat do të jenë graduale me 2 gradë Celsius nga dita në ditë duke kulmuar në ditën e enjte deri në vlerën e 22 gradëve. Sërish, dita e premte dhe fundjava, do të risjellë fuqizim të vranësirave dhe reshje. Një xhup duhet të paktën deri nga data 20 Prill, edhe fundjava do të ketë rënie të temperaturave, edhe pse do të kemi një javë me diell.

Të fundit

Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Kur Kancelari gjermanFriedrich Merzdoli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë...

Netanyahu: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Qeveria izraelite beson se shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë “të dyshimta”. Vlerësimi pesimist, në një konferencë për shtyp të...

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale...

Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ refuzojnë lirimin e hapësirës publike, ndërhyn IMT

IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë. Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë...

Urgjente/ Prej një viti me kancer, Artani ka nevojë për ndihmën tonë

Artani Sokoli po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se një viti. Ai u diagnostikua me kancer në...

Lajme të tjera

Web TV