“Rikthimi im i tretë do të jetë më i suksesshmi”/ Berisha: Rinia prioriteti kryesor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në median sociale, se rikthimi i tretë i tij do jetë më i suksesshmi.

“Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi.

Do e krahasoj edhe njëherë me Steve Jobs, i cili pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës iPod, iPad dhe iPhone.

Një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve.

Ne arritëm me ato reforma ekonomike që ju thoni, të kalojmë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të jemi njerëzit më të paguar në Ballkan, madje më të paguar se bullgarët dhe rumunët. Objektivi ynë ishte të kapnim sllovenët se ata janë me rroga më afër me vendet e 15-shes së BE.

Ku e bazoja unë këtë objektiv?

Asnjë vend në Ballkan, as Sllovenia, as Serbia, nuk ka pasuri përrallore të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është në detyrën e një qeverie që këto pasuri t’i kthejë një mirësi, në mirëqenie, në rroga, në pensione, begati dhe progres të qytetarëve.

Kështu që unë mbetem i sigurt në realizimin e këtyre objektivave,” tha Berisha.

Kryetari demokrat tha se rinia do jetë prioritet i të gjitha prioriteteve në qeverisjen e PD

“Çështja më themelore që duhet të zgjidhë PD nesër në pushtet është rikthimi i besimit te të rinjtë shqiptarë dhe te shqiptarët në tërësi, se e ardhmja mund të ndërtohet në Shqipëri dhe se Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri mahnitëse.

Nuk ka diskutim se rinia do jetë prioritet i të gjitha prioriteteve.

Së pari, një mundësi reale që të shkollohen në të gjitha shkallët e arsimit.

Së dyti, një përpjekje e gjithanshme për punësimin e tyre, një sistem kreditimi për strehimin dhe bizneset e tyre, bonuse për sipërmarrësit që punësojnë të rinjtë.

Pra, një kompleks masash, të cilat jo vetëm do bëjnë që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria, por kam besim se qindra dhe mijëra të rinj të rikthehen në këtë vend për të ndërtuar të ardhmen e tyre,” tha Berisha.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV