Akuzat ndaj Yuri Kim/ Topi: Berisha i pabesë, s’ka lënë ambasador pa sulmuar në 30 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ish-presidenti Bamir Topi i cilëson si një sjellje atipike e tij, e ndërsa thotë se me të gjithë diplomatët amerikan, ish kryeministri ka pasur një sjellje të dyfishtë.

Në një interviste televizive dje, ish-presidenti Topi theksoi se nisur nga sjelljet e Berishës me të gjithë ambasadorët e SHBA, nuk i bën aspak përshtypje sulmet ndaj Kim.

“Nuk i ka mbetur alternativë tjetër vetëm të shkojë dhe ta ezaurojë këtë debat apo konflikt, ta çojë deri në fund. Ai është edhe në një moment rikuperimi politik, por nga ana tjetër është edhe në mesin e një fushate elektorale. Unë kam memorie të gjithë sjelljen e Berishës me ambasadorët amerikanë, ka qenë një sjellje e dyfishtë, të gjithë ambasadorët nga 1992 janë pritur me të gjitha nderimet në mënyrë absolute dhe së paku ambasadorët, të cilët unë kam pasur kontakt nga koha kur isha president, Arvizu thuri lavde për Berishën, por iku pa e takuar atë. Një sjellje atipike e një politikani të lartë që ndryshe të pret dhe ndryshe të përcjellë. Një sjellje që akumulon urrejtje”, deklaroi ai.

Më tej ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar edhe koalicionin Meta-Berisha.

“Koalicioni vetëm principe nuk ka, është koalicion puro politik për interesa specifike të këtyre dy personazheve të rëndësishme”, u shpreh ai.

Ndërkohë ish-presidenti Bamir Topi thotë se kaosi që është brenda PD-së zyrtare është edhe për shkak të mungesës së Lulzim Bashës. Ai thotë se ai duhet të “ishte bërë i gjallë”.

“Kisha pritur që Basha të ishte bërë i gjallë. Ku është? Ai mund të shfaqet nesër, çfarë vlerë ka? Nuk është e thënë që i gjithë fluksi shkon te Berisha, ka shumë njerëz që kanë shkuar te Basha në linjë natyrale, por kur shohin që pika e tyre e referimit nuk është, nuk shkon. Ajo situatë kaotike te PD zyrtare vjen edhe për shkak të mungesës së Bashës. Ai ka dhënë dorëheqjen, por duhet të ishte aty të jepte mendim. Është në të drejtën e tij të rikthehet, do shumë mund rikuperimi i asaj pakënaqësie”, nënvizoi ish-presidenti Bamir Topi.

Të fundit

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Lando Norris ia ka dalë mbanë të sfidojë gjatë gjithë garës shokun e tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri, për të fituar Çmimin...

PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

PSG ka mposhtur Inter Miamin me rezultatin 4-0. Përballja e parë mes dy klubeve erdhi pikërisht në kuadër të Botërorit të klubeve. Mesi u vendos përballë ish-skuadrës së...

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e...

Lajme të tjera

Web TV