“Atentat i mirëfilltë politik”/ Tritoli ndaj Ndrecës, Berisha: Krim i shëmtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një atentat për motive politikee cilëson Sali Berisha ngjarjen në Vaun e Dejës, ku kryetarit të Rithemelimit Benard Ndreça, iu vendos tritol në makinë.

Këto janë akte ekstrem për të terrorizuar popullatën për të ruajtur sistemin monist, u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat, disa orë pas ngjarjes.

“Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Bernard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës, me qëllim eliminimin e tij fizik.

Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave, kanë vendosur tritolin në makinën e tij.

Bernardi, tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës.

Por fatmirësisht, vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale.

Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij”.

Të fundit

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë... bashkë me disa...

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të...

Bien aksidentet, shtohen viktimat/ Nga janari në gusht 38 humbje jete më shumë se në 2024

Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në vendin tonë janë regjistruar 961 aksidente rrugore. Si pasojë e tyre, kanë humbur jetën 138...

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Lajme të tjera

Web TV