Kandidati për kryebashkiak, … Sali Berisha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Çdo ditë në orën 12:00, thuajse gjithë televizionet japin lajm konferencën për shtyp të Sali Berishës, për të vrapuar disa orë më vonë të japin live dhe daljen e tij të dytë për prezantimin e një kandidati, ku më së paku flitet për të.

Në të gjitha daljet personazhi kryesor i fushatës është Sali Berisha dhe kundërshtari i tij kryesor duket që nuk është më Edi Rama, por Erion Veliaj.

Në ligjërimin e sotëm, ai u mor me çdo detaj të fushatës së Veliajt, hodhi poshtë çdo arritje të tij dhe sulmoi çdo premtim, a thua se është kandidati për kryebashkiak i Tiranës.

Madje dhe gjithë kandidatët e PD në gjithë Shqipërinë, aq pak sa janë, i quajti kandidat të Erion Veliajt.

Po pse Berisha po flet në emër të Belind Këlliçit?

Të thuash që Belind Këlliçi nuk i thotë dot këto broçkulla që thotë Sali Berisha se i vjen turp, nuk është realiste. Ka thënë dhe gjëra më banale se kaq, nga ato që i pëlqejnë Berishës.

Të thuash që Belind Këlliçi nuk i thotë se ruan proflin e tij “intelektual” dhe nuk do të thotë banalitete, përsëri nuk është realiste, pasi nuk është se ai po thotë gjëra më të mençura. Por thjesht Berisha nuk po i lë radhë në këtë pikë.

Të thuash që Belind Këlliçi ka frikë t’i thotë ato broçkulla se humbet elektorat, është po prapë e pabesueshme, se fuqia e zërit të Berishës në elektorat, konkretisht dëmi që mund të bëjë me këtë rast, është më i madh se dëmi që mund të bëhet kur i thotë Berisha.

I vetmi shpjegim është se Sali Berisha po sillet si kandidat për kryebashkiak, pikërisht që të identifikohet me fushatën dhe të masë votën pro, ose kundër tij. Dhe e bën këtë jo vetëm si protagonist kryesor i fushatës politike, por dhe duke imponuar hallet e tij për kandidatët.

Lexo edhe :  Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Tani Belind Këlliçi duhet të mbajë dhe kusuret e betejës së Berishës me SHBA, duke dëgjuar çdo ditë votuesit e tij nga 2 orë sulme kundër ambasadores së SHBA në Tiranë, e cila pas Erion Veliajt, është shënjestra më e rëndësishme e Berishës.

Atij nuk i intereson më fushata e Këlliçit apo kujtdo tjetër. Shpresoj që së paku Shkëlzeni t’u paguajë lekët e fushatës, pasi praktikisht ata nuk kanë më zë në një fushatë, ku Berisha del dy herë ditën nga 1 orë live në TV dhe ata postojnë në Facebook video të trukuara sikur gjoja bëjnë fushatë.

Problemi i vetëm që ka ky protagonizëm i Berishës është se me këtë ritëm që e ka marrë “kandidimin” e tij për kryebashkiak në Tiranë, pas humbjes më 14 maj, i bie që më 2025, në vend të konkurrojë për kryeministër, do të konkurrojë për drejtor komunale. Por dhe atë e ka në dorë Veliaj, se është me emërim.

Të fundit

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve,...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të...

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur....

Lajme të tjera

Web TV