Erdogan prezanton planin për rritje të shpenzimeve publike, pak para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka prezantuar planin për rritje të shpenzimeve publike, i cili shihet si përpjekje për të rritur bazën e votuesve, pak para zgjedhjeve.

Në planin e Erdoganit përfshihen ulja e taksave, rritja e pagave, subvencione për energjinë dhe më shumë punë qeveritare. Në nisje të fushatës së tij zgjedhore në Ankara, Erdogan është zotuar edhe për ndarje të fondeve në “mega-projekte”, përfshirë ato në mbrojtje. Erdogan është zotuar edhe për ulje të normës së inflacionit dhe rritje ekonomike.

Këto premtime janë bërë në kohën e rritjes rekorde të çmimeve të jetesës dhe vështirësive ekonomike, të cilat Turqia nuk i ka përjetuar në dy dekada. E gjithë kjo situatë përbën sfidë për të në zgjedhjet e 14 majit. Turqia mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në maj, pas gati 20 vjetëve të Erdoganit në pushtet. Sondazhet sugjerojnë garë të ngushtë në mes të Erdoganit dhe liderit opozitar, Kemal Kılıçdaroglu.

Në garën për president marrin pjesë edhe dy persona tjerë, por me më pak mundësi të fitores. Disa analistë besojnë se Kılıçdaroglu, 74-vjeçar, kryetar i partisë sekulare, Partia Popullore Republikane, ka më shumë mundësi për fitore sesa Erdogan, 69-vjeçar. Kılıçdaroglu mund të gëzojë mbështetjen e bllokut opozitar – një kombinim i rrallë mes islamistëve, kurdëve dhe nacionalistëve.

Fushata këtë herë ka nisur nën hijen e tërmetit shkatërrues që ka goditur juglindjen e shtetit më 6 shkurt. Erdogan është kritikuar për menaxhim të dobët të krizës, pas tërmetit. Në këto zgjedhje do të mund të votojnë 60.9 milionë persona që banojnë në Turqi, dhe 3.3 milionë të tjerë që jetojnë jashtë shtetit. /REL

Të fundit

Portokalli: Benefitet e këtij fruti për shëndetin e zemrës

Shija e portokalleve të freskëta nuk ka të krahasuar dhe është gjithnjë tërheqëse. Ky frut përmban pak kalori dhe...

Mëngjesi i Lutjeve, Bardhi: SHBA mbetet aleat i përjetshëm i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”. “Në Washington...

Rama niset për në Madrid/Kryeministri njofton eventin e radhës që organizohet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se do të udhëtojë drejt Madridit në Spanjë duke qenë se Shqipëria është përzgjedhur si vendi ku...

A është e garantuar vota e emigrantëve? KRIIK ngre shqetësime për procesin

Antuela Male, përfaqësuese e KRIIK, shpjegoi në një studio televizive informacion disa aspekte të kuadrit ligjor për votën e emigrantëve. Male tha se ligji...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash...

Lajme të tjera

Web TV