PS me fushatë nikoqire pa bujë dhe shpenzime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit në mënyrë shumë modeste dhe pa shpenzime të mëdha sa i takon anës logjistike. Edi Rama ka thirru vetëm deputetët dhe 61 kandidatët për kryetarë bashkie. Në një prej hapësirave të gjelbra pranë shehsit “Skënderbej”, Rama ka qenë duke folur ndërsa punonjësit e pastrim-gjelbërimit vijonin mbjelljen e 61 pemëvë në shenjë simbolike, aq sa janë bashkitë e vendit. Nën sloganin “Kurrë pas, përpara” kryeministri Rama u shpreh se Partia Socialiste ka arritur të fitojë 7 herë në 8 palë zgjedhjeve nën drejtimin e tij. Ai theksoi se Shqipëria është sot një vend krejt tjetër në sytë e botës. “Që kur unë drejtoj PS, kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje, kemi humbur vetëm një në 2009, që më shumë se sa e humbëm, na e morën. Sidoqoftë, të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa një gjë tjetër është ta kthesh fitoren në vlerë, për komunitetin. Jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë. Sot jemi një vend krejt tjetër në sytë e botës, na janë besuar role parësore si në OKB. Sot marrëdhëniet ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë, janë miqësore, aktive, takimet e nivelit të lartë janë pjesë e punës si faktor me peshë në rajon. Ky aspekt i transformimit ka një rëndësi për vendin, se do të thotë jo vetëm ndryshim, por ndryshim i botës së jashtme ndaj nesh dhe kjo sjellë më shumë vëmendje dhe interes, si një destinacion për të punuar, investuar dhe jetuar”, është shprehur Rama. Ai tha se Shqipëria ka bërë shumë hapa para dhe këtë e ka lidhur dhe me rritjen e turizmit në vendin tonë. “Rritja e paimagjinueshme e turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë e një të ardhme me shpresë, aty e ka bazën transformimi si dita me natën. Zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, sesa çfarë gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos dhënë votën, sa shumë punë nuk do ishin bërë pa votën e PS, dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën e PD”, u shpreh kryeministri Rama.

Lexo edhe :  "Nuk ka më toka të Xanuna", Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Komenti për opozitën

Kryeministri komentoi edhe opozitën që do të ketë përballë në lokalet e 14 majit. Ai theksoi se Berisha dhe Meta i duan bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia që vonon, por nuk harron. “Duan të marrin peng sa më shumë bashki, sa më shumë Shqipëri, për t’u mbrojtur nga drejtësia që votonin, por që ka më pak shans që të harrojë. Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë demokratëve për hir të asaj që ishte PD, sesa t’ju them mos e lidhni fatin me qytetet tuaja, fatin e pastrimit, të qendrave shëndetësore, të hapësirave të gjelbrat me dy hije të se kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, t’ju hedhë në erë urat e bashkëpunimit. Ua them demokratëve në të gjithë Shqipërinë, sidomos në Shkodër dhe zona të tjerët, se në pjesën dërrmuese demokratët dhe kur gabojnë i ndihmojnë socialistët t’i mbajnë në rrugën e duhur. Me o se pa ju Shqipëria do ecë përpara”, tha Rama. Ai më tej ka kujtuar edhe bashkitë që janë marrë nga të djathtët. “Mos e lidhni fatin e bashkive tuaja me dy hije të së kaluarës. E them këtë për demokratët në të gjithë Shqipërinë, por sidomos në Shkodër dhe disa zona të tjera, sepse për pjesën dërrmuese të Shqipërisë, demokratët edhe kur gabojnë fitojnë sepse i ndihmojnë socialistët me votën e tyre për të mbajtur në rrugën e duhur qytetet e tyre. Shqipëria do të ecë vetëm përpara, të gjitha ato komunitete që do ia besojnë kandidatëve tanë votën e tyre. Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli por asnjëri prej tyre nuk aq mendërisht i lënduar si ata që japin fytyrën zërin në dispozicion dy hijeve që turpërojnë Shqipërinë”, u shpreh Edi Rama. Pas fjalës së kreut të qeverisë, të 61 kandidatët për kryetarë bashkie nën logon e PS, do të mbjellin në Farkë pemë, e cila është edhe simboli i fushatës së të majtëve.

Të fundit

Kush është modelja që hyri në burgun e Korçës për takim me Laert Haxhiun

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të...

Korçë, 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën "Petraq Shomo", dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte. Uniformat blu...

Vjosa Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi...

Miratohet vendimi, ALBTrace Co merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë e cila do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it në Shqipëri. Sipas...

Rimëkëmbja e Ukrainës, Rama: Paqja nuk vjen vetëm duke folur

Në konferencën “Rimëkëmbja e Ukrainës” që po mbahet në Romë, Kryeministri i Shqipërisë kërkoi nga BE që të mbledhë forcat për të bërë një...

Lajme të tjera

Web TV