Moti pëson ndryshim drastik/ Nga temperatura të larta, në rrebeshe shiu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikania e njohur Lajda Porja nga Metoalb ka qenë në një lidhje direkte me “Breaking”, e cila është shprehur se moti do të pësojë një ndryshim drastik ditën e nesërme.

Sot do jetë një ditë me temperatura të ngrohta rreth 23-24 grandë, ndërsa nga nesër temperaturat do fillojnë të ulen dhe i gjithë territori do të përfshihet nga rrebeshet e shiut.

“Ka nisur dita me diell jo vetëm në kryeqytet, por në një pjesë të mirë të territorit, ku dielli do jetë prezent të paktën deri në orët e vona të pasdites, ku do të kemi vranësira të cilat do të jenë më të dukshme dhe të theksuara në zonat veriore dhe gradualisht gjithë natës do të përfshijë të gjithë territorin. Sot temperaturat kanë pësuar një tjetër rritje, zonat malore janë rreth vlerës 4-5 minimalet dhe maksimalet ngjiten edhe 17 gradë kryesisht në Kukës, Has, Peshkopi.

Ndërkohë maksimalja sot do të ngjitet në 23 gradë, nuk përjashtohen dhe zona të izoluara të vlerës 24 gradë, duke e bërë ditën e sotme, ditën më të ngrohtë të kësaj jave.

Kemi një ndryshim drastik gjatë ditës së nesërme, presim vranësira të dendura të cilat herë pas here duke sjellë reshje.

Nuk do të mungojnë dhe rrebeshet e shiut gjatë ultësirës perëndimore herë pas here në fakt të shoqëruara me një erë të fortë, duke qenë që sot dhe gjatë natës, kemi një erë të fortë jugore, jugperëndimore e cila do të jetë në momente të veçanta 60 apo mbi 60 km/h duke sjellë dhe probleme në trafikun detar.

Dita e premte do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje, rrebeshe në të gjithë territorin. Nesër do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave në vlerat maksimale, pasi mëngjeset do të jenë relativisht më ngrohtë.

Parashikohet që nesër të jemi rreth vlerës 19 apo 20 gradë duke qenë se reshjet do jenë prezente dhe në mesditë, paqëndrueshmëri e cila do të na shoqërojë paraprakisht një informacion dhe për fundjavën, pra edhe e shtuna edhe e diela ku do të jenë me reshje dhe me rënie të temperaturave”, është shprehur Lajda Porja.

Të fundit

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin...

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit. Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e...

Lajme të tjera

Web TV