Berisha tregon historinë me Gallup-in në vitin 1992/ Ky sondazh i pamanipulueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se fitorja e opozitës do jetë njësoj si në vitin 1992.

Ai u ndal edhe te historia e sondazheve të asaj kohe, duke theksuar se aktualisht ka një poll që nuk manipulohet dot dhe që tregon epërsinë e opozitës.

“Ka disa ngjashmëri të tjera, në pollet e asaj kohe, më kujtohet si sot kur kompania më prestigjioze e botës në atë kohë, Gallup, nxori Partinë e Punës 22 pikë përpara PD-së.

Në një kohë kur më 22 mars, Partia e Punës me emër të ri, doli gjithsej me 20 përqind. Gallup, një kompani shumë serioze, mori një vendim: asnjë poll më në Shqipëri. Gjer sot, Gallup USA nuk ka bërë asnjë poll. Ajo që ka bërë poll është Gallup Bulgaria. Unë besoj se Gallup në atë kohë i mashtroi me qëllim shifrat, por antena lokale që kishte përzgjedhur, e mashtroi në mënyrë të paskrupullet Gallup-in.

Edi Rama u ka dhënë kompanive të polleve, nga 1 milionë euro secilës për të falsifikuar rezultatet. Por e vërteta është se edhe në këtë falsifikim, kandidatët tanë janë në ngjitje vertikale. Ngjitja është vertikale kudo.

E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave. Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale.

Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera. ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë.

Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë.

Lexo edhe :  Rama në Luksemburg/ Zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Këtë klimë të paparë që nga viti 1992, i ftoj shqiptarët ta kurorëzojnë me një manifestim madhështor si prelud i fitores nesër në ora 12 në arënen e Tiranës, Air Albania. Ajo duhet të ketë vetëm një emër, Arena e Lirisë.

Sepse aty nisi procesi i rithemelimit, nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një hapje, me një manifestim popullor të shkëlqyer. Në të gjitha metropolet e mëdha parashikohet fitorja e koalicionit tonë. Edhe ata që kanë qenë më skeptik, detyrohen ta shqiptojnë edhe publikisht,” tha Berisha.

Të fundit

Edi Rama: Pa gruan time jam ndërtim pa leje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Kryesocialisti...

Projekti revolucionar, Anglia do të thithë karbonin nga deti

Një projekt pilot inovativ i quajtur SeaCURE ka nisur në bregun jugor të Anglisë, duke sjellë një qasje të re në luftën kundër ndryshimeve...

Bloomberg: Plani i Trump për fundin e luftës! Rusët mbeten në territoret e pushtuara

Bloomberg ka publikuar një artikull lidhur me luftën në Ukrainë dhe planin e SHBA-ve, për t’i dhënë fund luftës. Në një përpjekje të re dhe...

Big Basta: Ja çfarë na bënë policët malazezë kur ishim duke shkuar për një koncert

“Big Basta”, gjatë një bashkëbisedimi me Erand Sojlin në “Ferma Vip” ka rrëfyer një histori të pazakontë që i ka ndodhur së bashku me...

Atentatet mafioze s’kursejnë as të miturit, Berisha: Krimin e ndërsen Kryeministri

Sali Berisha bën përgjegjës Kryeministrin Rama për situatën e rendit në vend, duke sjellë si shembull dy ngjarjet mafioze, atë në Lezhë e Tiranë. “Mbrëmë...

Lajme të tjera

Web TV