Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, emigrantët kthehen në atdhe për Pashkën Ortodokse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fluks në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës, dhjetëra mjete me emigrantë shqiptarë që kthehen për festën e Pashkës në Shqipëri, në radhë për të kaluar doganën.

Mësohet se kjo pikë kufitare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, për të bërë të mundur kalimin e shpejtë të qytetarëve dhe për të shmangur radhën.

Megjithatë fluksi është krijuar këtë paradite dhe pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës.

Sipas informacioneve, për datën 13 prill në Kapshticë kanë hyrë 5326 shtetas dhe kanë dalë 2094. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 2217 dhe kanë dalë 1796 shtetas.

Gjithashtu dogana e Kakavijës ka patur një ngarkesë, ku mësohet se në 48 orët e fundit ka patur: hyrje 6349-dalje 2942 dhe ditën e djeshme hyrje 3479-dalje 2398

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV