Zbulohet slogani i Alibeaj për fushatën elektorale të 14 Majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Frymëmarrje për Shqipërinë”, ky do të jetë slogani i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 Majit

Ditën e sotme, e cila shënon edhe nisjen zyrtarisht të fushatës, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për shtyp me kandidatin e tij për Tiranën, Roland Bejko dhe me ekipin e këtij të fundit.

Gjatë fjalës së mbajtur, Alibeaj tha se PD do të jetë në të ardhmen alternativë qeverisëse.

“Jemi sot për përpilimin dhe artikulimin e programit. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve, është bërë e ditur tashmë, për Partinë Demokratike dhe veçanërisht për Tiranën. Megjithëse e pranoj që janë zgjedhje në kushte të komplikuara, për Partinë Demokratike, për gjithë kalvarin që PD ka kaluar vitin e kaluar.

Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Ky është moment për të bërë dallimin e madh. Në rastin e zgjedhjeve, zgjedhjet janë për shqiptarët dhe për një moment të lëmë mënjanë atë se çfarë Partia Demokratike ka kaluar.

Janë të rëndësishme edhe për të ardhmen e Partisë Demokratike. Jemi këtu dhe marrim pjesë në këto zgjedhje pikërisht për të vazhduar kauzat tona. Kauzat e PD, kauzat e drejta, kauzat e ndershme që kemi mbajtur për të cilat kemi rezistuar gjatë kësaj kohë, e për të cilat do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi, grupit parlamentar, kryesisë, të strukturave tona në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Tiranë.

Falënderojë të gjithë demokratët të cilët I mbrojtën këto kauza me sakrifica. Falë rezistencës së tyre, Partia Demokratike do të ngrihet më e fortë se më parë.

Sepse unë besoj që janë pikërisht këto vlera, që është pikërisht kjo sakrificë ato të cilat do të triumfojnë. Partia Demokratike padyshim, e kam bindje këtë, do të jetë në të ardhmen alternative qeverisëse pavarësisht sakrificave që kemi kaluar tashmë”, tha Alibeaj.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV