PD-ja e përçarë, në fushatë kundër vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj, gjatë prezantimit të pikave kryesore fushatës për zgjedhjet lokale theksoi se forca që përfaqëson është “e djathtë konservatore”, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha si peronin që u fut nën obrellën e Metës.

Qartësisht të dyja palët e dala nga PD janë në fushatë kundër vetes, duke lënë pas kundërshatarin politik Edi Rama.

Në një takim me pjesëmarrje të vogël, kreu i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj prezantoi kandidatin për kryetar të Bashkisë Tiranë Roland Bejko.

Në qëndrimin e tyre u duk qartë ndarja e madhe me grupimin tjetër të PD-së së përfaqësuar nga Sali Berisha.

Nën moton e slloganit “Frymëmarrje për Shqipërinë” grupimi i PD-së së Alibeajt shpreson në rezultat pozitiv, ndonëse edhe vetë janë të bindur se situate e partisë që drejtojnë është mjaft e rëndë. Politikisht ky grupim po luan me kartën se përfaqësojnë të djathtën konservatore, duke e akuzuar Berishën se është nën obrellën e të majtit Ilir Meta.

“Ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e majta.

E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta jo te PD. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racional.”- tha kandidati I PD-së zyrtare për bashkinë Tiranë, Roland Bejko.

Ndërsa kryetari Alibeaj shkon më tej kur shprehet se për të kuptuar se kush abuzon me paranë për fushatë mjafton të shohësh shpenzimet e fushatës së Metës, Ramës. Në konferencën për media ku ka prezantuar strategjinë e fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Edi Ramën dhe Sali Berishën për paratë që përdorin. Për Ramën thotë se shpërdorin paratë e buxhetit të shtetit ndërsa për Berishën i kërkon gazetarëve ta pyesin ku i gjen paratë për mitingjet.

Lexo edhe :  Lajm i madh: Milani zyrtarizon Igli Taren në rolin e Drejtorit Sportiv!

“Fushata e Ramës është me shpërdorime masive parash të buxhetit të shtetit. Llogarisni atë që e pretendon si shtesë të pensioneve. I gënjen me nga një karamele vetëm në funksion të zgjedhjeve, po shpenzon para për aktivistin, për rritjen e pagave e del sikur po mbjell pemë. Pyeteni Berishën, ku gjenden paratë.

Në dijeninë time vetëm për të marrë stadiumin duhen 50 mijë euro. Jo vetëm atë por të gjithë sallat e tjera. Pyeteni si e paguan selinë e zaptuar të PD”-tha Alibeaj. Ai u shpreh se demokratët duhet të votojnë PD vetëm në 14 bashkitë që kanë kandidatë ndërsa nuk jep përgjigje konkrete se cila duhet të jetë vota për bashkitë e tjera.

Në konferencën për media i vë theksin faktit që shkojnë në zgjedhje pa koalicion vetëm për të ngritur të djathtën. “Kandidatët e tjerë që janë të së majtës apo të majtës. Janë të PS apo PL, kaq e thjeshtë.

Qëndrimi politik i PD është ky. Votohet vetëm PD në këshilla dhe kandidatë atje ku i kemi. Kjo qëndron në frymën, orientimin, rregullat staturore të PD. Jo, PD nuk ka bërë koalicion. Ne dalim të vetëm sepse duam të tregojmë e testojmë dhe ringremë të djathtën e vlerave, jo ‘non grata-ve’, të djathtën që nuk pret me ankth çfarë do dalë nga SPAK, të djathtën e vlerave euro-atlantike”, tha Alibeaj.

Të fundit

Ish-deputeti kërkon t’i marrë ‘vendin’ Silvinhos/ I nis letër Dukës: E mund Çekinë 100%

Ish-deputeti Selami Jenisheri i ka dërguar një letër Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, që të zërë vendin e Sylvinhos...

Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave

Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë se në bazë të këqyrjes...

I prenotuan të këndonin në një lokal/Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Dhuna e përhershme e bandave kriminale në Meksikë ka marrë një tjetër jetë tragjike – atë të pesë anëtarëve të grupit muzikor Fugitivo, të...

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë, ndërsa është bërë oferta e dytë...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Lajme të tjera

Web TV