Gazetarja rrëfen takimin me 28-vjeçaren e dhunuar barbarisht nga i dashuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar takimin me 28-vjeçaren, e cila u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë makabre nga i dashuri Gleard Gusholli.

Lala tha se të renë e takoi në spitalin e Traumës dhe ajo i kishte treguar trupin me shenjat e thikës.

“Në një moment ajo ngriti tutën që mbante veshur dhe kishte komplet trupin të goditur me majën e thikës. Ne nuk e dimë akoma se çfarë ka ndodhur brenda asaj shtëpie, nëse ka pasur persona të dytë apo të tretë të përfshirë. Ne kemi rrëfimin e një vajze që cilido qoftë motivi, problemi është se sot një djalë 31-vjeçar i cili më herët ka qenë në burg në Austri… Vajza e ka pritur sa ka dalë nga burgu dhe të rinisin jetën së bashku dhe ai ka shkuar deri aty, sa dhuna ka qenë aq e tmerrshme dhe aq barbare sa vajza ka menduar të vrasë veten”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, gazetarja rrëfeu sakrificat e 28-vjeçares, e cila për dashurinë la gjithçka që kishte në Gjermani dhe u kthye në Shqipëri.

“Rasti i vajzës 28-vjeçare, dëshmon që ne jemi një shqëri e dhunshme. Unë kam dëgjuar shumë rrëfime tronditëse por ky ishte një rast ndryshe. Ajo është një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani, e shkolluar atje, me dy prindër të shkolluar dhe dy motra të shkolluara. Ajo punonte në një spital në Gjermani dhe i kishte ofruar ndihmën e saj bashkëkombasit Gleard Gusholli, personi që e mbajti peng dhe e dhunoi.

Më pas ata kishin krijuar një lidhje intime, ishin ndarë për shkak të dhunës që ai ushtronte, ishin bashkuar sërish. Dhe vajza kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë dhe të ndërtonin një të re në Tiranë, me shpresën se do të ndërtonin një familje. Kishte braktisur të gjithë jetën e saj të ndërtuar në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që ai do t’i përkushtohej, por përjetoi dhunë barbare. Përjetoi situata të tmerrshme dhe shantazhe nga më të ndryshme, deri tek ato që do të të përdor videot intime”, thekoi Lala.

Lexo edhe :  Çfarë është Giro d’Italia, si lindi idea dhe sa para marrin fituesit?

 

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV