Meta nga Gramshi: Jam nip i Tomorricës dhe ju garantoj transparencë absolute!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë ka marrë pjesë ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Gramsh.

“Të dashur motra dhe vëllezër të Gramshit, i nderuar doktor Berisha, i dashur kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Gramshit Asim Cekrezi, të dashur miq të pranishëm, jam shumë i lumtur të ndodhem sot në Gramsh dhe po vrisja mendjen kur kam qenë për herë të fundit në Gramsh. Sepse unë kam qenë dhe jam shumë i lidhur me Gramshin edhe për shkak të orgjinës time edhe për shkak se jam nip i Tomorricës. U kujtova, që kam qenë në Gramsh atë ditë që kam nxjerr njoftimin për anulimin e zgjedhjeve vendore 4 vjet më parë. Kemi qenë këtu me senatorë italianë për të bërë një aktivitet në nderim të një figure të madhe, të një mendimtari europian dhe italian me origjinë nga Gramshi, Antonio Gramshi.

Dhe shpesh mendoj si ikën 4 vjet me një pushtet monist ilegjitim. Pa një këshilltar të opozitës anë e mbanë Shqipërisë. Një kohë e humbur, një shkatërrim për bashkitë tona kudo, një zgjedhë e pa merituar për qytetarët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ju e dini shumë mirë sesi është keqqeverisur Gramshi në këto 4 vite. Por unë e di shumë mirë sesi është keqqeverisur Tirana në këto 4 vite. Asnjë nuk e di në Tiranë se kush ka qenë kryetari apo kryetarja e Këshillit të Bashkisë në 4 vjet, as ju nuk e dini. Sepse kurrë nuk është bërë një mbledhje e këshillit bashkiak sicc bëheshin përpara 4 vitesh sicc bëheshin gjithmonë. Me debate, me alternativa, me propozime, me amendamente për buxhetet, për taksat vendore, jo asnjëherë.

Lexo edhe :  Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Mbi 1 miliard euro taksa të qytetarëve të Tiranës janë shpërdoruar në errësirë të plotë. Dhe kur kjo ka ndodhur në Tiranë, ju e dini shumë mirë, cfarë ka ndodhur në Gramsh, cfarë ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Ndaj koalicioni jonë ‘Bashkë Fitojmë’, rikthen kontrollin tuaj mbi bashkitë dhe mbi këshillat bashkiakë.

Ndaj koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është i vendosur për të garantuar një transparencë absolute në raport me ju në Bashkinë e Gramshit e kudo me të gjithë qytetarët e Shqipërisë anë e mbanë vendit.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV