A do të mbyllet WhatsApp? Aplikacioni kundërshton projektligjin e qeverisë britanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WhatsApp, Signal dhe shërbime të tjera të mesazheve i kanë kërkuar qeverisë në Angli të rimendojë Projektligjin e Sigurisë në internet (OSB). Ata janë të shqetësuar se ky ligj mund të dëmtojë enkriptimin, që do të thotë se mesazhi mund të lexohet vetëm në aplikacionin e dërguesit dhe të marrësit dhe askund tjetër.

Ministrat duan që rregullatori të jetë në gjendje të kërkojë nga platformat të monitorojnë përdoruesit dhe të kapin personat që abuzojnë me fëmijët. Qeveria thotë se është e mundur të kemi dhe privatësi por dhe siguri në fëmijët.

“Ne mbështesim enkriptimin e fortë, por kjo nuk mund të vijë me koston e sigurisë publike. Kompanitë e teknologjisë kanë një detyrë morale të sigurojnë që të mos verbojnë veten dhe zbatimin e ligjit ndaj niveleve të paprecedentë të abuzimit seksual të fëmijëve në platformat e tyre. Ligji i Sigurisë në internet në asnjë mënyrë nuk përfaqëson një ndalim të kriptimit nga fundi në fund, as nuk do të kërkojë shërbime për të dobësuar enkriptimin” tha një zyrtar qeveritar.

Dhoma e Lordëve pritet të debatojë nesër projektligjin e sigurisë në internet. Në mars, shefi i WhatsApp-it Will Cathcart pranoi se më mirë do të pranonte të mbyllte WhatsApp-in në Angli sesa të dobësonte sigurinë e aplikacioneve.

 

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV