Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë/Eksperti: Shumë e rëndë, jeta e njeriut nuk po vlerësohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik. 20-vjeçari Stevens Toshkezi mbeti i vrarë pas një sherri me thikë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Gjatë bisedës në rubrikën “Opinion” në News24, eksperti i Ekzaminimeve Shkencore, Artan Rexhepi theksoi se situate mbetet shqetësuese.

Gjithashtu një tjetër shqetësim që trajtoi në studio është fakti se shumë të rinj po mbajnë armë të ftohta.

“Për një sherr ordiner të përfundosh ke marrja e jetës është shumë e rëndë. Dhe nuk shoh ndonjë mundësi me të lartë për ta shmangur”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se duke qenë se palët nuk i janë drejtuar policisë dhe në këtë mënyrë nuk kanë qenë nën vëzhgimin e autoriteteve.

“Problemi është se jeta e njeriut nuk po vlerësohet. Janë fëmijë që i morën jetën një fëmije. Ne njohim vetëm fundit, nuk e dimë saktësisht se si kanë rrjedhur gjërat”, tha ai.

Gazetari tha se një nga autorët është arrestuar, ndërsa autori tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërsa raportoi se disa ditë më parë, dy autorët janë konfliktuar me viktimën 20-vjeçarin Stivens Toshkezi, një konflikt i ndodhur për një vajzë.

Po ashtu eksperti Rexhepi theksoi: “Zinxhiri ligj-zbatues duhet të jetë në filtra.

Një hajdut xhepash bën 3 vjet burg. Për prona 2 apo 3 mln euro prokurori nuk reagon çfarë mund të themi.

Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm përpara ligjit. Në kuptimin ligjor të fjalës frika ka rënë”.

Të fundit

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon....

Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar...

Lajme të tjera

Web TV