Premtimi i Këlliçit për autobusë falas/ Veliaj: Kur e di që s’do fitosh, mendo dhe avionë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili kandidon për mandatin e radhës për Tiranën komentoi premtimin e bërë nga “rivali” i tij, Belind Këlliçi. Ky i fundit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka ngjallur reagime të shumta me premtimin ndaj qytetarëve, se me fitoren në Tiranë, do të bëjë transportin publik falas.

Megjithatë, sipas kryebashkiakut aktual ka disa arsye pse kjo nuk mund të realizohet. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, Veliaj tha:

“Pse nuk bëhet falas? Së pari, po kërkon që me taksat e të gjithëve ne dhe të thuash të taksojmë të gjithë popullsinë për një tarifë shërbimi për një pjesë të popullsisë. Pra, ti thuash edhe një këmbësoreje, një nëne. Po të ngrihet grupi i biçikletave dhe të thonë na blini neve biçikleta.

Pra në demokraci si funksionon që një grup paguan për një grup tjetër. Por 51 përqind që ecin në këmbë se i kanë distancat e vogla. Dikush thotë unë nuk e përdor fare si shërbim do të thotë pse duhet të marrësh taksat e mia për një shërbim që nuk e përdor. Së pari nuk është logjike.

Së dyti nuk funksionon.  Kostoja që është nxjerrë thotë se kostoja del 114 milionë euro për Tiranën, 10 herë më shumë. 

Dikush që nuk ka qeverisur nuk e ka problem që të gënjejë. Bota nuk e ka përherë të parë që dëgjon sharlatanë. Mund të thuash se mund të bësh edhe avionët falas, kush të pengon kur e di që nuk do të fitosh.“, tha Veliaj.

Të fundit

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Lajme të tjera

Web TV