Zgjedhjet në Kosovë/ Zeka lëshon deklaratën e fortë: Do ketë shpërthim të armatosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet në veri të Kosovës, që do të zhvillohen ditën e dielë, ishin temë diskutimi ditën e sotme në “Top Talk”, ku me Juli Xhokaxhi, ishin analistët nga Kosova Milaim Zeka e Lirim Krasniqi dhe Adri Nurellari, anëtar i kryesisë së PDK.

Zeka teksa ka komentuar tensionet që mund të ndodhin në veri të Kosovës ditën e zgjedhjeve, tha se atje po shpërthen një revoltë në mënyrë të fshehtë, që sipas tij mund të shkojë deri në shpërthime të armatosura nga ana e Serbisë dhe serbëve të veriut pasi bojkotimi do të jetë total.

Zeka tha se Vuçiçi dhe serbët e veriut janë duke u përgatitur ta shkëpusin veriun e Kosovës dhe t’ja ngjisin Serbisë.

ZekaSipas meje nuk do duhet të mbahen zgjedhjet sepse nuk ka legjitimitet pasi serbët po i bojkotojnë zgjedhjet. Presim që ka për të pasur zhvillime dramatike në veriun e Kosovës, pasi veriu kontrollohet nga banda serbe nga njerëz të armatosur të Serbisë dhe në çdo moment mund ta destabilizojnë veriun. Është turp që një ministër të brendshëm të thotë që gjendja në veri të Kosovës është shumë e mirë, në kohën kur 600 policë të Kosovës kanë dorëzuar uniformat dhe bojkotojnë institucionet, nuk funksionon gjykata policia. Ajo që qante shumë shqetësuese në veri të Kosovës është fakti që qeveria po e ndjek logjikën serbe të pushtimit të Kosovës para luftës. Prej vitit 90 dri në përfundimin e Luftës kemi pasur një bojkot total të shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë dhe Millosheviçi ka thënë situate është shumë mirë derisa plasi lufta, të njëjtën gjë po bën edhe Kurtik. Nën gjethen e fikut atje po shpërthen një revoltë e cila mund të shkojë deri në shpërthime të armatosura nga ana e Serbisë dhe serbëve të veriut pasi bojkotimi do të jetë total. Vuçiçi dhe serbët e veriut janë duke u përgatitur ta shkëpusin veriun e Kosovës dhe t’ja ngjisin Serbisë.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV