INSTAT: Tirana me njerëzit më dembelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka nivelin më të lartë të dembelizmit në raport me qytetet e tjera.

42% e kryeqytetasve, nuk janë në marrëdhënie pune, por as nuk po kërkojnë për t’u punësuar.

Raporti i publikuar nga Instituti i Statistikave, i cili ka marrë në analizë 3 muajt e fundit të 2022-shit, tregon se kryeqyteti renditet për herë të parë në krye të listët për popullsinë jo aktive, duke lënë pas Lezhën, qytet që për shumë vite ishte i pari.

Më pas vjen Dibra dhe Vlora të cilat kanë po ashtu përqindjen më të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës me mbi 40%.

Në anën tjetër, Berati, Korça dhe Elbasani kanë nivelet më të ulëta të popullsisë jo aktive në tregun e punës.

Në të gjithë vendin, popullsia joaktive në fund të vitit 2022 ishte rreth 860 mijë persona sipas INSTAT, duke përfshirë të gjithë personat që nuk klasifikohen si të punësuar dhe as të papunë.

Personat joaktivë, ose jashtë forcës së punës, janë persona që nuk punojnë, dhe as kërkojnë apo duan punë sepse janë duke vazhduar shkollën, janë në pension apo me aftësi të kufizuara, mund të jenë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ose nuk kërkojnë punë sepse besojnë se nuk mund ta gjejnë atë.

Shkalla e inaktivitetit jashtë forcave të punës llogaritet duke pjesëtuar popullsinë joaktive me popullsinë e së njëjtës grupmoshë. Ky tregues është rreth 38% në 2022.

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV