“Tetë prokurorë do mbikëqyrin zgjedhjet”/ Pula: Do ndërhyjmë nëse cenohet vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shteti i Kosovës ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që mbahet ditën e diel në katër komunat me shumicë serbe. Prokurorja e Shtetit, Laura Pula, tha për Ballkna Update në ABC News se institucioni që ajo përfaqëson do jetë në gatishmëri të plotë për të zbatuar detyrat, sa i takon procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjes së tij.

“Është e vërtetë që nga viti 2013, të nënshkruar nga institucionet relevante në vend, kanë parashikuar proceduar standarde të veprimet. Roli i prokurorit është me theks të veçantë, mbrojtja e votës së qytetarët. Ne shpalosim aktivitetet tona, ditën e zgjedhje dhe pas zgjedhjeve. Ne veprojmë menjëherë kur ka incidente ditën kryesisht ditën e zgjedhjeve. Nëse ato veprime kanë qenë vepër penale”, tha Pula.

Ajo shtoi në emisionin “Ballkan Update” me Linda Karadakun se peshën më të madhe për të garantuar sigurinë e ka KQZ-ja dhe Policia e Kosovës.

“Për në do jetë ditë zgjedhjeve, për ne roli ynë është i njejtë. Zgjedhjet nuk i organizon Prokuroria, por KQZ, dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe sigurinë e ka Policia e Kosovës. Ne japim kontributin tonë, bazuar në marrëveshjen që kemi”, shtoi ajo.

Prokuroria u shpreh znj. Pula ka caktuar tetë prokurorë në katër komunat me shumicë serbe.

“Janë tetë prokurorë, nga dy për secilën për komunë. Pastaj është dhoma koordinatave. Shpresoj që mos të këtë asnjë incident, dhe roli ynë është të veprohet aty ku cenohet vota e qytetarëve dhe ne do të veprojmë, sipas rolit që kemi.”, theksoi Pula.

 

Të fundit

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të...

Lajme të tjera

Web TV