“Fitoren e kemi në xhep”/ Noizy në krah të Veliajt: E ke kthyer Tiranën në qytet Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Nozy, i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian.

“Lalo, ky mesazh vjen për ty, për gjithë mbështetjen, jo se jemi shokë, por puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ke kthyer Tiranën në një qytet Europian.

Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im ku jetoj.

Por puna jote flet dhe me të vërtetë uroj të kesh forcë akoma më shumë seç ke, dhe të uroj vetëm suksese dhe të na nderosh sikurse kë bërë gjithë këto vite.

Njëri një ditë më pyeti se ç’punë ke ti me Tiranën? Ti je nga Durrësi. Tirana është edhe kryeqyteti im, jo vetëm i yti. Kështu që forca vëlla! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep! Ju dua”, thekson Noizy.

Të fundit

Mbyllja e TikTok/ Kikia: Duhet ndaluar edhe Facebook, por s’mund të kthehemi 30 vite pas!

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke...

Lufta tregtare/ Taksat e reja dhe ndikimi i tyre tek biznesi

Tarifat, për të cilat Presidenti Trump kishte kërcënuar prej kohësh, hynë në fuqi, duke e zhytur vendin në një luftë tregtare me Kinën, Kanadanë...

“Dy burra ka Shqipëria…”, biznesmenët më të suksesshëm sipas Agron Dukës

Rrugët e tyre janë krejtësisht të ndryshme! Por vëllezërit Duka i bën bashkë suksesi për më shumë se 30 vjet në fushën e tregtisë...

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më...

“Jemi të gatshëm për ‘çdo lloj lufte’ me SHBA”/ Pentagoni i përgjigjet Kinës

Ditën e djeshme Kina ka deklaruar se ishte e gatshme për të luftuar kundër SHBA-ve një luftë të mundshme tregtare, ose ndonjë lloj tjetër...

Lajme të tjera

Web TV