PAMJET/ Si u vendos tritoli në biznesin në Shkodër, dy persona afrohen gjatë natës dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti kur i vendoset eksplozivi një biznesi në Shkodër.

Në videon e kamerave të sigurisë të siguruara shihen se dy persona afrohen dhe në trotuar bëjnë gati lëndën plasëse duke e ndezur.

Sipas policisë eksplozivi është prodhuar në mënyrë artizanale.

Përballë lokalit autorët e ndezin dhe me të në dorë shkojnë në drejtim të biznesit.

Pronari i lokalit ka qenë në gjumë dhe nuk ka dalluar asgjë.

Kur është zgjuar rreth orës 5 ka parë dhe dëmet e shkaktuara nga shpërdhimi.

Ndërkohë, ai pohoi se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk e di se kush mund t’ia ketë vënë tritolin, ndërsa lënda plasëse dyshohet se ka qenë një paralajmërim për të.

Në njoftimin zyrtar, policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm. Shtetasi Fran Kolbuçaj, 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Të fundit

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Mohamed Salah, “Futbollisti i Vitit”: Dua të vijoj të shkruaj histori…

Mohamed Salah është i vendosur të shkruajë histori te Liverpuli, pasi sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë shtoi se nuk ka qenë kurrë më...

Lajme të tjera

Web TV