Siguria dhe ndjenja e pasigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguria dhe ndjenja e pasigurisë është libri i fundit i botuar për publikun nga autori Pëllumb Nako i njohur për shkrimet e tij në shtypin periodik me tematikë sigurinë e qytetarëve në përditshmëri. Në të njëjtin llogjikë dhe më të  njëjtin stil, autori publikon edhe librin në fjalë. I shkruar me një natarativ të qartë dhe gjuhë mjaft të thjshtë, ky libër i drejtohet jo vetëm një publiku profesional, por edhe më të gjerë. Në temat e trajtuara aty, gjenden pika takimi ndërmjet sociologjisë dhe sigurisë së komunitetit, ndërmjet psikologjisë dhe ndjenjës së pasigurisë së individit, të marra këto nga doktrina të ndryshme të autorëve të huaj dhe të ilustruara me shembuj të kronikës së zezë në vendin tonë. Libri i drejtohet si drejtuesve të policisë, institucioneve të shkollimit, pushtetit vendor, vendimarrjes politike, studiuesve, edhe publikut të gjerë duke shpjeguar qartë gjithë përmasat e sigurisë duke filluar nga ajo më e thjeshta siç është ruajtja e integritetit fizik nga kërcënimet, për të mbërritur te siguria si e para nga liritë themelorë të individit, si garancia e lirive të individit në një shoqëri demokratike. Po ashtu koncepti i sigurisë zgjerohet sipas doktrinave aktuale të demokracive të zhvilluara  perëndimore, në bazë të të cilave një individ ndihet i sigurt kur ai është i zhveshur nga frika dhe nga nevoja dhe një shoqëri është e sigurt vetëm në kushtet e një kohezioni social ku nuk ekziston polarizimi ekonomik, siç është rasti i vendit tonë. Në thelb, libri këmbëngul që në drejtim të ndërtimit të sigurisë së qytetarëve në një shoqëri demokratike, shteti dhe aktorë të tjerë rreth tij, duhet që nëpërmjet mirqeverisjes të garantojnë zhvillimin shoqëror dhe prosperitetin e vendit për parandalim social të krimit para atij policor apo ligjor. Një shoqëri që gjeneron me shumicë krim dhe dhunë, i vendos institucionet e policisë dhe drejtësisë në vështirësi për të korrektuar autorët. Një shoqëri nuk mund të jetë kurrë krenare në rast se mbush burgjet plot edhe sikur të supozohet se drejtësia është efikase.

Lexo edhe :  PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!

E trajtuar për herë të parë për publikun shqiptar, tema e ndjenjës së pasigurisë së individit apo komunitetit si eksperiencë e viktimizimit nga dhuna, autori shpjegon qartë dhe në mënyrë të gjerë temën e “ ndjenjës së pasigurisë” duke venë në dukje se cilat shtresa sociale përshfin më shumë ajo, shkaqet dhe mënyrat e përgjigjes së organeve të shtetit. Në këtë tematikë nënvizohet me forcë edhe roli i madh që ushtron dhuna në përditshmëri për ndjenjën e pasigurisë, dhunë kjo jo vetëm penalisht e dënueshme, por në formën e një sjelljeje anticivile. Me fjalë të tjera analizohet dhuna incivile dhe roli madhor i pushtetit vendor si aktor themelor në ndërtimin e sigurisë në përditshmërinë e qytetarit. Libri nënvizon qartë që për të garantuar sigurinë e qytetarëve në të gjitha dimensionet e saj nuk janë të mjaftueshme vetëm organet ndëshkimore si policia e drejtësia,por edhe organet e pushtetit vendor, organet shtetërore, oferta private e sigurisë të cilat të gjtiha së bashku, duke punuar në sinkron ndërmjet tyre sigurojnë atë që në libër quhet                     “ qeverisja e sigurisë” dhe që nuk ka të bëjë me qeverisjen në përgjithësi, por me një          ” kostelacion institucionesh “ që punojnë së bashku dhe në mënyrë të integruara për të garantuar sigurinë e qytetarëve në përditshmëri. Në fund libri bën edhe një analizë të sistemit të sigurisë në vendin tonë, duke mos harruar të nënvizojë ndryshimin e madh që ekziston për sigurinë ndërmjet një sistemit social demokratik dhe një tjetri diktatorial, despotik apo edhe hibrid. Synimi i sigurisë për qytetarët për një shtet demokratike mbetet “ liria e tij.” Nuk mund të ketë liri aty ku ekziston frika”, citohet në libër.

 

 

Të fundit

“Plas” mes moderatorëve pas “shkarkimit për gafat” në emision/ E çove në zero…

Largimi i dy moderatorëve të emisionit “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH, Ermal Qorrit dhe Valbona Mhillit, duket se ka nxitur...

5 orë para deputetëve, mesazhet pikante të Dumanit/ Nga kërcënimet te akuzat politike

Altin Dumani, kreu i SPAK, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ndërsa iu përgjigj për disa orë pyetjeve të ndryshme të deputetëve, që...

Lufta në Ukrainë e samiti i Paqes, Zelensky i telefonon Ramës

Presidenti i Ukrainës merr garancinë se Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse më samitin e Paqes që pritet të mbahet më 15 - 16 qershor...

Britania e Madhe drejt zgjedhjeve të parakohshme? Mediat: Mund të mbahen më 4 korrik

Britania mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Mediat britanike shkruajnë se Rishi Sunak pritet të njoftojë edhe datën e zgjedhjeve që me shumë...

Megi feston sot ditëlindjen dhe në mesin e gjithë urimeve, mungon ai nga partneri i saj

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë...

Lajme të tjera

Web TV