“Luçiano Boçi theu herësin”/ Meta: Është shumë e madhe PD-ja për t’u strehuar te PL-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta nga Elbasani ka bërë thirrje për të votuar më 14 maj Luçiano Boçin. Kreu i Partisë së Lirisë tha se këtë herë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme dhe patriotike.

Ai tha se kandidatura e Luçiano Boçit është tepër e lartë. Ai tha se marrëdhënia që ka me qytetarët, u dëshmua me faktin se ai arriti të thyente herësin.

“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme ndaj duhet që qytetarët të marrin pjesë dhe të tregojnë përgjegjshmëri për të drejtat e tyre që ua jep Kushtetuta dhe nuk i kanë shfrytëzuar si duhet, por këtë radhë është dhe detyrë patriotike.

Ky vend ka diell për të gjithë ndaj t’i heqim ata që i kanë zënë diellin Shqipërisë, me votën e lirë sepse janë pakicë uzurpatore.

Luçiano ka thyer herësin në Elbasan, dhe kjo vjen si rezultat i marrëdhënies që ka me qytetarët.

Ai bëri një akt në emër të dashurisë për Elbasanin, duke hequr dorë nga postet e tij. Ajo që vlerësoj unë më shumë tek ai është dashuria e tij për Elbasanin dhe sfida për ta rikthyer në një qendër të kulturës, arsimit, dhe një vend që i ka potencialet që i ka potencialet për ta bërë.

Në këtë garë ka vetëm një kandidat, Luçiano Boçi. PD nuk po strehohet tek PL, është shumë më e madhe PD për t’u strehuar… kjo aleancë është vetëm në shërbim të qytetarëve”, tha Meta.

Të fundit

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Lajme të tjera

Web TV