Akuzat për ngjarjen kriminale në Shëngjin/ Balla: Berisha shah-mat me gënjeshtrat e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së ngjarjes kriminale ndodhur në Shëngjin pak ditë më parë, ku ka ironizuar akuzat e “katranit me bojë”, siç e ka cilësuar ai Sali Berishën, i cili ua “faturoi” kundërshtarëve politikë autorësinë e krimit.

Ky është shah-mati i radhës i Berishës, thotë Balla, që si gjithmon ai do t’i gjej anën për ta kundërshtuar.

Sipas numrit dy të Partisë Socialiste, kundërshtimi i të vërtetës dhe të varja në litarin e gënjeshtrës dhe shpifjes janë “dy armët e vetme që ka dhe ka pasur ky mbeturinë politike”.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për zbardhjen në një kohë rekord të ngjarjes së rëndë kriminale në Shëngjin, ku tashmë janë identifikuar mbështetur në prova të pakundërshtueshme autorët, porositësit dhe për t’i dhënë mundësinë publikut të njohë plotësisht organizimin dhe financimin e atij akti të rëndë kriminal.

Dhe siç ndodh gjithmonë në këto 30 vite, sapo ndodh një ngjarje kriminale, nuk munguan as akuzat e katranit me bojë Sali Berisha dhe rrugëhumburve që i shkojnë pas, gjithmonë i gatshëm t’ia atribuojë kundërshtarëve politikë autorësinë e krimit. Madje këtë e ka bërë edhe kur ka qenë vetë i përfshirë si më 12 Shtator 1998 apo më 21 Janar 2011.

Tashmë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e kanë zbardhur ngjarjen brenda disa ditësh dhe harresa nuk mund të jetë shpëtimi nga turpi i deklaratave dhe akuzave të non-gratës. Jam i sigurtë që edhe në këtë shah-mat të radhës do të kundërshtojë të vërtetën dhe do të varet në litarin e gënjeshtrës dhe shpifjes, dy armët e vetme që ka pas dhe ka ky mbeturinë politike”- thotë Balla.

Të fundit

I mbushur me ar dhe vezullues, Putin tregon “strofkën” e tij në Kremlin

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar një vështrim të rrallë brenda rezidencës së tij private në Kremlin, përmes një...

Një paradë e madhe ushtarake po planifikohet për ditëlindjen e Donald Trump

Planet e detajuara për një paradë të madhe ushtarake të planifikuar të zhvillohet në ditëlindjen e presidentit amerikan Donald Trump janë zbuluar. Sipas planeve të...

‘Magji mbi Jon’, Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor

Himara do të çel zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor...

Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar pa dashje një detaj rreth shëndetit të babait të saj. Gjatë një interviste...

Gaza në prag të zisë së bukës/ Sulmohet nga Izraeli anija me 30 aktivistë në bord(VIDEO)

Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës. Raportohet se synimi i aktivistëve ishte thyerja e bllokadës...

Lajme të tjera

Web TV