E afërmja e Edmond Haxhisë sulmon Rrumbullakun: Shko arresto autorët e vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nertila Haxhia, e afërmja e Edmond Haxhisë i cilësuar nga policia si personi që porositi dhe financoi vrasjen e Ardian Nikulaj ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale duke hedhur poshtë çdo pretendim të policisë.

Ajo shprehet se Edmond Haxhia nuk është biznesmen dhe as porositësi dhe financuesi i vrasjes.

Reagimi i plotë:

E.HAXHIA nuk eshte bisnesmeni, porositesi as financuesi i vrasjes!

Une e di se dhimbje me te madhe se familja Nikulaj, nuk ka askush. Kam pa komente pafund qe mram tu me qujt “kurve, organizatore vrasjesh etj”.

Vetem familja Nikulaj, ka te drejte te ndjeje me te zezat per mua ne keto momente, edhe pse jam e sigurte se ata e dine qe Nertila ska pas as dijeni per kete ngjarje, as kurre ska fol asnje fjale nxitese prej 7 viteve qe njoh dosjen LEKSTAKAJ-NIKULAJ. E kur ndodhi ngjarja, kur kam folur ne distance me njerin djale te familjes Lekstakaj, per te ditur nese larg qofte moren gjak,”mka thene te rrish e qete se une skam ba gja.”Vetem ate djale kam kushri une.

Por EDMOND HAXHIA, nuk eshte porositesi, as bisnesmen as financues.

Kam 3 dite qe I ulem ne gjunj policise se shtetit ne Lezhe te flas, se me erdhen infot e doja te flisja.Nuk me keni lene te hyj brenda te flas.Keni marr nje vajze tjeter duke e detyruar te nxjerr Edmond Haxhine si porosites,bisnesmen e financues.

Policia e shtetit e di mire se Edmond Haxhia, ska as buke me hanger, e jo bisnesmen, financues e larg qofte porositesi. Dilni more kriminela me uniforme e tonight shiptareve te verteten per EDMOND HAXHINE, qe nuk ka porosit, as financu vrasje.

Lexo edhe :  Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Une po iki ne nje shtet larg,po largohem ti coj shteteve te huaja, vidiot qe kam filmuar vete brenda policise se shtetit, qe te ve drejtesi per EDMOND HAXHINE,si porosites, financues e bisnesmen.E merruni me tana tjerat pastaj, qe une as I kam dite as i di, se ashtu me Jane thene,te afermit Lekstakaj ashtu me thane ate dite qe skane lidhje.

Hiqni emrin e nje fukarai “EDMOND HAXHIA” nga dosja si porosites, financues e bisnesmen.Ose dilni more rrace e qelbur kriminelesh, tregoni shqiptareve “Cfare shtepie ka Edmondi, sa cfare mobilimi ka ne shpi, cfare bisnesi ka Mondi?! ”

M.Rrumullaku, shko arresto vrasesit e Nikulajt te ndjere, se I ke ne dore tash 3 dite asht lutur aty personi tu coje me doren e vet tju coje te ata, dhe kujdes palacot e tu ne Lezhe, qe me nxoren familjen HAXHIA si porositese vrasjesh. Ruani mire dhe jeten e deshmitares se pendua qe keni aty, mos e presiononi ma me pranu gjana tjera qe nuk jane, se ju jeni kriminelat e tan venit, qe cdo dy minuta nxirrnit informacione jashte per lidhjen e rrezikes se shkrete me grupin e vrasesve.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV