Vizita e Begaj në Kroaci/ Më 1 Qershor mund të fillojnë fluturimet direkte Zagreb-Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 Qershori Tirana dhe Zagrebi mund të kenë një linjë direkte fluturimesh. Kështu është rënë dakord gjatë bisedimeve mes presidentit Bajram Begaj dhe presidentit kroat Zoran Milanović.

Mediat në Kroaci thonë se dy presidentët kanë diskutuar dhe janë pajtuar në fund se ka ardhur koha për të rivendosur një linjë ajrore direkte nga Zagrebi në Tiranë dhe anasjelltas.

“Pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe përmirësimit të lidhjeve ekonomike, ka ende shumë për të bërë në aspektin e bashkëpunimit të biznesit. Për të përmirësuar lidhjen mes dy vendeve, që do të ndikonte drejtpërdrejt në turizëm, u pajtuam që ka ardhur koha që të vendosen fluturimet mes dy vendeve”, është shprehur presidenti shqiptar.

Në skemën e re nxitëse të Aeroportit të Zagrebit, e cila do të hyjë në fuqi më 1 qershor, Tirana është renditur si një nga destinacionet që do të stimulohen, raportojnë mediat atje.

Croatia Airlines lidhte Zagrebin me Tiranën në fillim të viteve 2000. Njëzet vjet më vonë, pak para pandemisë së koronavirusit, menaxhmenti i Croatia Airlines zhvilloi bisedime me palët përkatëse të interesit për futjen e fluturimeve drejt kryeqytetit shqiptar.

 

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV