“Në bashkitë tona flasin punët”/ Rama: Opozita nuk duhet të ketë shans për të qeverisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Gjirokastër, tha se opozita nuk duhet të ketë më asnjë shans për të qeverisur.

Kreu i qeverisë theksoi se qyteti i Gjirokastrës ka qenë lënë në harresë nga qeverisja e kaluar ndaj dhe sipas tij, qytetarët nuk duhet t’i votojnë më për të marrë drejtimin e bashkisë.

“Sot jemi këtu sepse ka një akses të ri, më në fund by passi i qytetit është realitet dhe së bashku me parkingun nëntokësor në sheshin e Çërçizit janë dy vepra të reja që do ta lehtësojnë tërësisht zonën historike nga makinat dhe do ta bëjnë shumë më të jetueshme dhe tërheqëse Gjirokastrën për këmbësorët, duke rritur më shumë vlerën e pronës dhe atraksionin turistik të saj.

Është dashur kohë për t’i bërë këto punë, por do të doja që për një moment të ktheni sytë mbrapa dhe të shihni nga sa larg e kemi nisur punën dhe sa rëndë ishte Gjirokastra kur morën detyrën dhe çfarë braktisje dhe përbuzje pati për këtë qytet në vitet e qeverisjes së atyre që nuk duhet të kenë më asnjë shans jo këtu por askund në Shqipëri. Më vjen mirë të jemi në gjendje të flasim përmes punëve. Në bashkitë tona flasin punët“, u shpreh Rama.

Të fundit

“Nisën shembjen pa asnjë dokument”, flet turisti: Do ankohem tek ambasada britanike

Krahas pronarëve të ndërtimeve pa leje në Theth, që po shemben nga IKMT, të revoltuar shprehen edhe pushuesit që...

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje...

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Lajme të tjera

Web TV