“Erdhe si mister ‘Tallavaja’ dhe prezantove ‘Veshgjatin’”/ Deputeti i PD mesazh Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se Kamza ka vuajtur më shumë se çdo bashki tjetër korrupsionin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Komentet Noka i bëri nga Paskuqani, në një takim për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxhës.

Noka tha se në Paskuqan kryebashkiaku socialist Rakip Suli dhe qeveritarë të tjerë kanë bërë tender edhe për të prishur një shkollë.

Ai i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Rama nga Paskuqani, ku i tha se do të marrë përgjigjen e merituar në 14 maj.

“Kam parë shtëpi të boshatisura, pleq të braktisur. Po mendoja vallë si do të jetë sot ky takim, kur ky vend është shpopulluar si kurrë më parë? Por kjo pjesëmarrje është tregues i fitores së koalicionit “Bashkë Fitojmë”. 2021 ishte dita se ju korrët fitore historike. Paskuqani ka vuajtur nga korrupsioni i Ramës dhe Kipes këtu. Vetëm në paskuqan ndodh që të bëhet një tender edhe për të prishur një shkollë. Tender me 250 mijë euro për të prishur një shkollë kanë bërë vetëm në Paskuqan. Rama sillet nëpër Shqipëri me tallava, sepse nuk ka çfarë tjetër t’u thotë shqiptarëve. Kjo sjellje e tij do të marrë përgjigjen më të merituar. Ne do i kthejmë përgjigje Ramës ‘Ti erdhe sot si mister Tallavaja dhe prezantove mister Veshgjatin, por do ta marrësh përgjigjen’. Vota për Arjan Hoxhën është votë për të rikthyer opozitën në pushtet. Për të rikthyer andej nga erdhi Kipen. Diplomat e blera të Kipes do i hedhim në kosh”, u shpreh Noka.

 

Të fundit

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e...

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV