Cilat janë përfitimet e pirjes së kafesë me limon? Flet dietologia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit në rrjetet sociale gjenden gjithnjë e më shpesh këshilla të pazakonta për të humbur peshë. Së fundmi është shfaqur trendi i shtimit të lëngut të limonit në kafe.

Lëngu i limonit në kafe supozohet se ndihmon në largimin e depozitave të yndyrës, por edhe në uljen e rrezikut të diabetit. Edhe pse kombinimi i këtyre dy përbërësve nuk është shumë i shijshëm, ai është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar për shkak të përgatitjes së thjeshtë.

Ky kombinim thuhet gjithashtu se është një afrodiziak i mirë, por nutricionistët theksojnë se nuk ka asnjë provë që tregon se kjo pije ka përfitime të tilla.

Kafja dhe limoni janë burime të pasura me antioksidantë. Megjithatë, nuk ka asnjë provë domethënëse që sugjeron se shtimi i limonit në kafe mund të ofrojë përfitime shtesë shëndetësore përtej rritjes së marrjes së antioksidantëve”, u shpreh dietologia Crystal Scott.

Ideja se këta dy përbërës në kombinim kanë përfitime të ndryshme vjen nga fakti se pirja e kafesë së zezë dhe limonadës pa sheqer të shtuar në fakt stimulojnë zorrët.

Përveç kësaj, kafeja përmban kafeinë që stimulon sistemin nervor dhe na jep energji, kurse limoni është i pasur me vitamina, prandaj shpesh përdoret si ilaç natyral, veçanërisht për ftohjet dhe gripin.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV