Ra nga kati i katërt i hotelit ku po qëndronte/ Ndërron jetë kryebashkiaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kryebashkiak 44-vjeçar polak, ka rënë nga kati i katërt i hotelit ku po qëndronte. Tragjedia ka ndodhur në Cagliari, i cili është qyteti më i madh në ishullin e Sardenjës në Itali.

Zyrtari polak ndodhej në Sardenjë së bashku me bashkatdhetarët e tjerë, për një sërë vizitash institucionale.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të natës, në hotelin Due Colonne në qendrën historike.

Sipas asaj që u rindërtua nga ekipi i hetimit në vendngjarje, kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg, dhe me sa duket ka qenë ulur në pragun e dritares ku dhe ka humbur ekuilibrin.

Ka qenë një kalimtar që ka dhënë alarmin për rastin në fjalë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e Volantes, skuadra lëvizëse dhe ambulanca, por fatkeqësisht për 44-vjeçarin polak nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Të fundit

Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi...

Gjoba dhe tarifa të rënda për bizneset/ Ja projektligji që ndryshon tregun ushqimor!

Në një kohë kur siguria ushqimore është kthyer në një nga çështjet më të ndjeshme në popullatë, qeveria ka hedhur për diskutim një projektligj...

‘Dramë e vërtetë’, deputetja Tabaku: Largimi i të rinjve po rrënon tregun e punës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar emigracionin si “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i...

“Po më arrestojnë” Ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje

Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e...

Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

Në mesin e viteve ’60, Beatles iu drejtuan botës së muzikantëve më eksperimentalë të kohës. Paul McCartney tregon se si shumë nga kryeveprat “të...

Lajme të tjera

Web TV